Meksikë, 5400 të vrarë gjatë vitit 2008 nga bandat e drogës
Meksiko -Për shkak të dhunës dhe bandave të drogës, në Meksikë ka shkaktuar gjatë vitit 2008, 5 400 të vrarë. dhe viti 2009 mund të jetë madje edhe më i rëndë, bëri të ditur dje Prokurori i Përgjithshëm Eduardo Medina Mora.
Numri zyrtar i vdekurve prej 5 378 vetësh për këtë vit deri tani është më i lartë dhe vlerësimet e medias dhe më shumë se dyfishi i 2 477 të vrarëve në vitin 2007. Pjesa më e madhe e viktimave janë anëtarë të bandave rivale të drogës dhe policë.
Prokurori Media Mora tha se vala e vrasjeve nga bandat e drogës,të cilat përdorin taktika të frikshme si për shembull prerjen e kokave të viktimave dhe lënien e tyre në ambiente publike, pritet të përkeqësohet vitin e ardhshëm pasi kartelet e drogës luftojnë kundër njëri-tjetrit dhe forcave të sigurimit për të fituar terren për kontrabandë.
"Ne nuk kemi rritur ende në majën e kurbës", u tha ai gazetarëve në një konferencë shtypi. "Unë shoh një rritje të numrit të viktimave".
Presidenti Felipe Calderon ndërmori një luftë të përgjithshme ndaj bandave të drogës kur ai erdhi në pushtet në fund të vitit 2006, duke u zotuar se do t'i jepte fund dhunës së karteleve të drogës me një fushatë të kryesuar nga ushtria, por që prej dy vitesh, dhuna e bandave të drogës ka dalë jashtë kontrollit.