Rusi, zhvillohet sot ceremonia e patriarkut Aleksis II
Moskë -Ka filluar sot në Moskë, ceremonia fetare për funeralin e patriarkut Aleksis II, që vdiq të premten në moshën 79 vjeç filluan. Ceremonia po zhvillohet në Katedralen e Krisht-Shpëtimtarit. Trupi i patriarkut është ekspozuar që prej të shtunës në këtë katedrale, një ndërtesë e madhe e bardhë, me kube të praruar, që u hodh në erë nga Stalini në vitin 1931 dhe u rindërtua në vitet 1990.
Më shumë se 50.000 besimtarë nxituan gjatë tri ditëve në katedrale për t'i bërë nderimin e fundit artizanit të rilindjes së Kishës ortodokse ruse pas rënies së BRSS-së. Aleksis II, që ishte patriark që prej qershorit 1990, do të varroset në mesditë në Katedralen e Epifanisë në Moskë, konform vullnetit të tij.