SHBA, tre të vdekur nga një aksident ajror
San Diegos -Të paktën tre persona mbetën të vrarë dhe dy shtëpi u shkatërruan, kur një avion ushtarak u rrëzua dje në një lagje periferike të San Diegos të Shteteve të Bashkuara. Një person konsiderohet ende i zhdukur nga aksidenti, ndërsa piloti arriti të dilte nga avioni pa asnjë problem, deklaruan zyrtarët. Avioni Gjuajtës "F/A-18D" pësoi një problem mekanik, ndërsa po i afrohej Bazës Ajrore të Trupave të Marinës në Miramar, pasi u nis nga një aeroplanmbajtëse në det të hapur në Paqësor si pjesë e një manovre ushtarake.
"Ne dimë se me sa duket mund të ketë pasur një gjyshe, një nënë dhe dy fëmijë në një nga shtëpitë që u shkatërrua si pasojë e rrëzimit të avionit”-tha kryetari i Bashkisë së San Diegos, Jerry Sanders. Gazeta "San Diego Union Tribute" njoftoi në faqen e internetit se një postier, i cili i shpëtoi për pak rrëzimit të avionit, deklaroi se ai kishte dorëzuar një gazetë koreane disa minuta përpara se të ndodhte fatkeqësia.
Ron Belanger, i cili jeton pesë shtëpi larg vendit ku ndodhi aksidenti, deklaroi se gjithë lagjja ishte tronditur. Autoritetet evakuuan 20 shtëpi në lagjen e San Diegos, që ndodhet pranë kufirit me Meksikën, ndërsa ata vazhdojnë të kërkojnë viktima dhe prova.