E Diel, 1 Nëntor 2026

Tufa, shkrimtari i vitit; "Otello Arapi i Vlorës”, romani më i mirë

Autori i Lajmit: RedaksiaAgron Tufa fiton çmimin e madh kombëtar të letërsisë për vitin 2009-të. Në një ceremoni të organizuar në ambjentet e ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve shkrimtarët u vlerësuan për shkrimet e tyre. Juria e përbërë nga pesë antarë i ka dhënë çmimin e madh Agron Tufës me veprën "Thembra e Akilit" për kontributin që jep autori për çlirimin e gjuhës nga klishetë. Për vetë autorin Tufa çmimi ka qenë një emocion i veçantë, por që ka një përgjegjësi të madhe. Juria ka ndarë edhe çmime të tjera. çmimi "Lasgush Poradeci" i është dhënë Vilson Blloshmit, çmimi "Migjeni" për prurjet e autorëve debutues është dhënë për Eir Plasari, çmimi "Faik Konica " për botimet në fushën e kritikës i është dhënë akademikes Floresha Dado. çmimi "Petro Marko" për romanin më të mirë i është dhënë Ben Blushit për romanin "Otello Arapi i Vlorës", çmimi "Jusuf Vrioni" për përkthyesin më të mirë i është dhënë Edmond Tupes, çmimi "Gjergj Fishta" është dhënë për Adrian Vehbiun për kontibutin e dhënë në fushën e Esesë gjithashtu janë dhënë edhe çmime për përkthimet në fushën e letërsisë për fëmijë dhe çmimi për përkthimin e letërsisë botërore në gjuhën shqipe.
“Çmimet Kombëtare të Letërsisë”
Tashmë janë shndërruar në një traditë, por nuk cilësohen më si “Penda e Artë” dhe “Penda e Argjendtë”. Janë thjesht “Çmimet Kombëtare të Letërsisë”. Megjithatë, nën emërtimin ndryshe, janë po të njëjtët, duke filluar që nga konceptimi. Ceremonia e ndarjes së këtyre çmimeve u mbajt dje në sallën e “Tefta Tashko” në Ministrinë e Kulturës. Juria e përbërë nga Mark Marku-kryetar, Bardhyl Londo-anëtar, Pardi Teferiçi-anëtar, Agron Gjekmarkaj-anëtar, Mirela Kumbaro-anëtare vlerësoi veprat e autorëve shqiptarë të botuar gjatë 2009-ës. I menduar të zhvillohej më 20 dhjetor, konkursi i letërsisë u shty për në fillim të 2010-ës, për vetë faktin e thjeshtë që të kishte mundësi të shqyrtonte pa asnjë përjashtim të gjithë botimet e vitit që lamë pas. Disa kohë më parë burime nga Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve sinjalizonin për mbylljen e këtij konkursi rreth datës 20 dhjetor të vitit 2009, ndërkohë që mbyllja e këtij konkursi në datën 20 dhjetor do të linte jashtë konkursit botimet e javës së fundit të dhjetorit. Për këtë arsye, burime po pranë kësaj ministrie bëjnë të ditur se konkursi i përvitshëm që organizon Ministria e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve do të mbahet javën e fundit të janarit 2010 me qëllim që juria të gjykojë edhe veprat e fundit që janë hedhur në treg deri më 31 dhjetor. Juria pati një ndryshim të vogël kësaj here. Zija Çela i cili mbulonte seksionin e prozës në veçanti është zëvendësuar nga Bardhyl Londo, ndërsa ajo që do të gjykojë mbi konkurrentët dhe ndarjen e çmimeve përbëhet nga: Mark Marku (kryetar), Parid Teferiçi, Mirela Kumbaro dhe Agron Gjekmarkaj. Ajo vlerësoi cilat ishin veprat më të mira të letërsisë dhe kulturës kombëtare, botuar gjatë vitit 2009, pasi të ketë shqyrtuar dhe zgjedhur nga prurjet e 120 shtëpive botuese shqiptare. Në gjykim janë marrë vepra të botuara në mënyrë legale në territorin e Shqipërisë, nga rreth 120 shtëpi botuese. Ndërkohë që bëhet e ditur se shkrimtari Zija Çela është deklaruar garues në këtë konkurs për romanin e tij “S.O.S një buzëqeshje”.
10 vjet “Pendat e Arta” dhe të “Argjenda”
Ky konkurs ka një traditë shumë të gjatë, disa vjeçare, por gjithmonë ka pasur ndryshime. Në fillim ka qenë romani më i mirë i vitit, libri më poezi më i mirë i vitit. Pas një periudhë të gjatë rreth 10 vjeçare u bënë “Pendat e Arta” dhe të “Argjenda” për çmimet e letërsisë, të cilat dhe janë pagëzuar me emrat e korifenjve të letërsisë shqipe. Ky projekt është shumë i domosdoshëm për vlerësimin e kualiteteve më të mira. dhe konsiderohet si një përkujdesje e ministrisë ndaj kulturës së shkruar. Çdo edicion ka vlerësime, por ka dhe kontestime, pasi pjesa më e madhe janë ato që janë që nuk mund të marrin trofetë.

Ky lajm është publikuar: 02/02/2010

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›