E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vasili: Test për mjekët, të paaftët të largohen

Të gjithë mjekët do të vihen përpara trajnimit, pasi punonjësit në sistemin tonë të shëndetësisë ka edhe të pakualifikuar. Kjo është deklarata që ka bërë Ministri i Shëndetësisë Petrit Vasili gjatë gjatë një tryeze të rrumbullakat për diskutimin e draft-strategjisë mbi çertifikimin e mjekëve. Sipas Vasilit një nga objektivat e kësaj ministrie është ti edukojë këta punonjës dhe pas kësaj do të testohen të gjithë, kudo të dalin edhe ata mjekë që nuk plotësojnë kriteret dhe duhet të lënë vendin e punës të aftëve.
Po ashtu gjatë kësaj tryeze ku Petrit Vasili prezantoi këtë projekt ai vuri theksin edhe te mjekët e familjeve dhe infermiertët të cilët sipas tij u mungon formimi bazë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›