Greqi, Micotaqis: Vendi në krizë, të thuhet e vërteta
ATHINË- Ish-kryeministri konservator grek, Konstantin Micotaqis bëri thirrje që të thuhej ''e vërteta e hidhur'' për gjendjen e vështirë financiare në vend.
''Udhëheqja politike duhet t'ia thotë të vërtetën e hidhur popullit grek për financat e shtetit, që për fat të keq janë edhe më të këqija sesa parashihen'', deklaroi
Micotaqis me rastin e këshillimit të nesërm ndërmjet liderëve të partive politike. "Pa sqarime të tilla të ndershme dhe të sinqerta rrezikojmë një kaos social", paralajmëroi Micotaqis.
Njoftimi i qeverisë së Papandreut se këtë vit deficiti buxhetor do të jetë shumë më i lartë sesa pritej dhe se vendi është para falimentimit ka irrituar opinionin publik grek.
(m.a/BalkanWeb)