Rama akuzon Berishën: Luftë antiligjore me vendorët
TIRANE- Kryetari i Bashkisë së Tiranës i sulmuar shpesh së fundmi nga kryeministri Berisha i ka sjellë këtij të fundit vendimin që Gjykata Kushtetuese mori afro një vit më parë duke e cilësuar si një shkelje të ligjit themeltar të shtetit nismën e mazhorancës në kuvend për të hetuar veprimtarinë e bashkisë më të madhe në Shqipëri.
Rama, i cili cilësohet nga Berisha si koka e mafias në Shqipëri, i komentoi si shpifje deklaratat e kundërshtarit të tij politik.
“E gjithë furia e shpifjeve të nxjerra me qëllim elektoral, ato që mbushën ekranet e gazetat përpara zgjedhjeve me lejet e ndërtimit të Bashkisë së Tiranës është konsideruar nga Gjykata Kushtetuese shkelje lirish dhe të drejtash kushtetuese. Në vend të pagesës së dëmit që na detyrohet për shkak të cenimit të autonomisë e të ligjit Sali Berisha ka vendosur ti japë vetes një bazë ligjore, përsëri antikushtetuese” u shpreh Rama.
Sipas kryebashkiakut të Tiranës kryeministri Berisha ka hapur luftë antiligjore me vendorët. Nisma e paralajmëruar e këshilltarëve demokratë në Bashkinë e Tiranës, sipas Ramës është antikushtetuese.
“I kapur mat mbi kutitë e mbyllura forcërisht të 28 qershorit dhe i alarmuar nga frika e protestës popullore e cila padyshim do të përshkallëzohet më tej, në pamundësi për tu ofruar shqiptarëve paqe, zhvillim e mirëqënie, Sali Berisha i ka hapur një luftë antikushtetuese e antiligjore me Bashkinë e Tiranës dhe Bashkitë opozitare në tërësi, duke synuar të dekurajojë opozitën me shpifje barbare e sulme mafioze. Duke mos hapur kutitë e votimit Sali Berisha ka zgjedhur të largohet.” u shpreh kryebashkiaku Rama.
Reagimi i kryebashkiakut e njëherësh shefit të opozitës vjen pas sulmeve të përditshme të mazhorancës dhe drejtuesve të saj. Pak ditë më parë përfaqësuesit e të djathtës në Bashkinë e Tiranës deklaruan se do të kërkojnë dorëheqjen e Ramës për shkak të shkeljeve të tij të rënda në disa vendime të Bashkisë, lidhur kryesisht me pronat publike.
(e.n/News24/BalkanWeb)