E Diel, 1 Nëntor 2026

Zgjedhjet në PD, Berisha voton për kryetarin e ri

TIRANE-

Zgjedhjet në PD, Berisha voton për kreun

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka qënë ndër të paret që kanë votuar sot në Kuvendin e Demokratëve duke hedhur voten e tij ne
2 kuti, atë për postin e kryetarit ku kandidati i vetëm eshte po ai, si dhe ne kutite ku votohet per keshillin kombetar . Berisha pritet të rikonfirmohet ne postin e kreut të PD me shumicën e votave të 1260 delegateve te pranishem.
Ndërsa per Këshillin kombetar të kesaj partie si forumi me i larte vendimarres konkurojne plot 400 kandidate prej te cileve do te zgjidhen vetem 100.
enjehere pas votimit kreu demokrat Berisha tha se vërtet ai është kandidat i vetëm por ështe i hapur dhe 3-4 te tjere. “Une jam kandidat i forces fituese”, tha Berisha duke shtuar se ftesa ndaj Rames ishte e sinqerte dhe jo zeëerthyer.

Berisha: Kuvendi i PD voton per horizontin e ri te Shqiperise

Kryeministri Sali Berisha, njëkohësisht Kryetar i Partisë Demokratike deklaroi sot se "Kuvendi i IX-të Kombëtar i PD-së do të përcaktojë udhëheqjen e re të PD-së për 4 vitet e ardhshme, do të formësojë këtë parti si arkitekten e Shqipërisë Europiane".
Në hapje të punimeve të Kuvendit të IX-të Kombëtar të PD-së, kryeministri Berisha përshëndeti të gjithë anëtarët, aktivistët dhe votuesit e PD-së që me përkushtimin e tyre bënë që të ky të jetë Kuvendi i fitores historike.
Duke u ndalur tek zgjedhjet e 28 qershorit ai tha se "ne realizuam në Shqipëri një proces zgjedhor të lirë e të ndershëm, duke përmbushur një nga misionet tona historike".
Ai kërkoi sërish bashkëpunim me opozitën në procesin e reformave. "Nga kjo platformë dua të garantoj opozitën se do ketë hapësirën më të madhe dhe respektin më të thellë në kryerjen e misionit të saj. Por, ne jemi gati për çdo betejë në mbrojtje të votës së lirë dhe vullnetit të lirë të qytetarëve shqiptarë".
Berisdha ka shtuar se një grusht pinjollësh të bllokut nuk do të mund të nëpërkëmbin opozitën dhe qytetarët shqiptarë. “Hiqni dorë nga mentaliteti i etërve tuaj, sepse betejën e bëmë në 1990. Sot jemi gati për çdo betejë në mbrojtje të votës së lirë për hir të qytetarëve shqiptarë”, tha gjithashtu kryeministri.

Duke e konsideruar këtë si Kuvendin e vendimeve të mëdha, Kryeministri Berisha u shpreh se "sot votohet për horizontit të ri të Shqipërisë europiane".
"Përshëndes delegatët e këtij Kuvendi që me votën e tyre do të përcaktojnë udhëheqjen e re të PD-së për 4 vitet që vijnë, arkitekten e fitores së zgjedhjeve të 2011 dhe të vitit 2013, arkitekten e Shqipërisë europiane", tha Kryeministri Berisha.

Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha deklaroi gjithashtu sot se zgjerimi i lirive dhe të drejtave të shqiptarëve është prioriteti madhor i qeverisë.
"Në ato ditë të para të dhjetorit 19 vjet më parë ne nuk kishim njohuri për sistemin që do të ndërtonim, por kishim të pashuar pasionin për lirinë dhe mbrojtjen e saj. Liria mbetet pasioni ynë, zotimi ynë", tha kryetari i demokratëve.
"Ndaj dhe zotimi ynë nga ky Kuvend është garantimi dhe zgjerimi i lirive e të drejtave të shqiptarëve që do të mbeten angazhimi më madhor i PD-së. Ishte pasioni dhe dashuria për lirinë që na bëri ne demokratëve shqiptarë ta festojmë rënien e Murit të Berlinit më fuqishëm se gjithë Europa, në sheshet, në kryeqendrën e vendit", tha Berisha.

Topalli: Shqiptarët na thanë, na drejtoni më zotin Berisha!

Filloi sot punimet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, Kuvendi i 9-të, i Partisë Demokratike ku 1260 delegatë demokratë do të votojnë për zgjedhjen e kreut të PD-së. Punimet nisën me një material filmik ku paraqitej në retrospektivë roli i PD-së në Shqipëri, që nga themelimi i saj e deri në ditët tona. Jozefina Topalli hapi punimet e Kongresit që pritet të rizgjedhë kryetar të demokratëve Sali Berishën. Topalli përshëndeti përpjekjet ndër vitë të Partisë Demokratike që sic theksoi ajo ka ditur ta udhëheqë vendin në rrugën e duhur nën drejtimin e Sali Berishës. “Shqiptarët na thanë na drejtoni dhe i drejtuam. Shqiptarët na thanë na drejtoni me zotin Sali Berisha më 8 dhjetor 1990, na thanë na drejtoni edhe më 28 Qershor”, u shpreh Topalli.
Në fjalën e saj znj. Topalli pasi foli për sukseset e maxhorancës gjatë katër viteve të kaluara ku vendi u transformua, tha se mandati i ri i fituar pas zgjedhjeve të lira e të ndershme të 28 qershorit, do të jetë mandati i liberalizimit të vizave dhe thellimit të reformave në vend.
Duke u ndalur tek zgjedhjet e 28 Qershorit, kryetarja aktuale e Parlamentit sulmoi nga Kongresi i PD kreun e PS. Sipas saj, Edi Rama është fatkeqësia e PS. “Vetëm një person nuk pranon as 8 dhjetorin e 1990 as 28 Qershorin, Në fakt ai nuk është PS, ai e ka zaptu PS”, tha Topalli.

Mblidhet sot Kuvendi PD, Berisha konkuron pa asnje rival

Sali Berisha, kreu aktual i Partisë Demokratike, pritet të rikonfirmohet me shumicën e votave të 1260 delegatëve të pranishëm në Kuvendin e nëntë të kësaj partie, që mbahet sot në Pallatin e Kongreseve. Ndërsa për Këshillin Kombëtar të kësaj partie, si forumi më i lartë vendimmarrës, konkurrojnë plot 400 kandidatë, prej të cilëve do të zgjidhen vetëm 125; për postin e kryetarit nuk do të ketë asnjë kandidaturë tjetër. Duke folur për zgjedhjet e sotme në Kuvend, kryeministri theksoi se përzgjedhja e anëtarëve të rinj të Këshillit Kombëtar do të jetë e vështirë, por nuk e konsideroi si të tillë zgjedhjen e kryetarit. "E kuptoj se përzgjedhja është e vështirë, por kam besim se delegatët e kuvendit do të votojnë për kandidatët më të mirë, do të votojnë për kryetarin e tyre, Sali Berisha", - u shpreh ai në konferencën e mbajtur mbrëmë në selinë e Partisë Demokratike. Madje, ai udhëzoi organizuesit e kuvendit që numërimi i votave të bëhet në mënyrë elektronike, ashtu siç u bë dhe në zgjedhjet e fundit parlamentare. Në daljen e tij të mbrëmshme, kryeministri foli për historikun e themelimit të PD-së, që sipas tij, është themeluar më 11 dhjetor 1990, në orën 23:00, dhe me këtë rast ai i ftoi publikisht të gjithë pjesëtarët e hershëm të partisë, qoftë edhe anëtarët që janë larguar për arsye të ndryshme nga partia. "Jam këtu për të ftuar të vijnë në kuvend, të ftuar nga kryetari i partisë, të gjithë ata që kanë dhënë ndihmesën e tyre në historikun e kësaj partie nga dita e themelimit e deri më sot, pavarësisht pozicionimit të tyre, nesër është ditë fitoreje dhe ditë mirëkuptimi për të gjithë. Në rast se protokollet kanë harruar ndonjë ftesë, u adresohem nga kjo platformë që të jenë të pranishëm në kuvendin e PD-së", - deklaroi Berisha. Sipas tij, në Kuvend është i ftuar edhe Edi Rama, si kreu i Partisë Socialiste, si një nga pjesëmarrësit në një nga mbledhjet e themelimit të PD-së. Berisha shtoi më tej se Rama jo se qëndroi gjatë, "vetëm 18 minuta, pasi atë e larguan për disa arsye që nuk dua t'i them këtu, pasi ai do të jetë i ftuar".
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›