Meidani nga Korca: Vendi në krizë pa konsensus politik
KORCE- Gjatë një konference shkencore në qytetin e Korcës, ish-presidenti Rexhep Meidani është ndalur të analizojë edhe situatën e fundit politike duke thyer heshtjen. Meidani është shprehur se bojkoti i opozitës është i panevojshëm dhe rruga e vetme që opozita duhet të zgjedhë është kthimi në Parlament.
“Partia Socialiste duhet të rikthehet në parlament, pasi forma e bojkotit që opozita ka zgjedhur dëmton vetë Partinë Socialiste”, është shprehur ish-presidenti.
Duke i bërë thirrje deputetëve të PS të zënë vendet e tyre në Parlament, Meidani ka theksuar se bojkoti bëhet pengesë për integrimin e vendit drejt Bashkimit Europian, prandaj forcat politike duhet të gjejnë konsensusin mes tyre.
“Bojkoti i Partisë Socialiste nuk dëmton vetëm interesat e kësaj partie, bojkoti dëmton interesat e vendit dhe integrimin drejt Bashkimit Europian. Pozita dhe opozita duhet të gjejnë konsensusin ndërmjet tyre, pasi vendi ka gjasa të shkojë drejt një krize”, ka deklaruar nga Korca Meidani.
(m.a/BalkanWeb)