E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, Papadhimos kryeministër, reagime pozitive

ATHINE - Shtypi huaj e përshkruan zgjedhjen e Papademos si shpresë për Greqinë, i cili do të bëjë të mundur normalizimin e jetës politike dhe adresimin e krizës ekonomike. 

Shtyp shkruan se "kryeministri i ri i Greqisë është thirrur për të shpëtuar dhe për ta mbajtur vendin në zonën euro". Gazeta franceze Le Monde tha se "agonia përfundoi pas pesë ditësh të negociatave. 

Kancelarja gjermane Angela Merkel: Ne do të punojmë me të gjithë udhëheqësit grekë

“Qëllimin e saj për të bashkëpunuar me të gjithë krerët grekë”, theksoi sot kancelarja gjermane Angela Merkel, ndërsa iu kërkua një koment për emërimin e Lucas Papademos, në krye të qeverisë së koalicionit PASOK, ND dhe LAOS. 

Gjatë një konference shtypi në Berlin, Merkel gjithashtu tha se dëshiron mbështetje të gjerë politike për reformat në Greqi. 

“Kapitull i ri për Greqinë pas arritjes së marrëveshjes për një qeveri uniteti”, deklaruan Hermann Van Rompui dhe Jose Manuel Barozo, pas zyrtarizimit të Lukas Papadhimos si kryeministër i Greqisë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›