Greqi, Papandreou betohet si kryeministër i ri i Greqisë
George Papandreou është betuar si kryeministër i ri i Greqisë, pasi partia e tij PASOK, ose Lëvizja Socialiste Panhelenike, fitoi zgjedhjet e përgjithshme të së dielës. I biri dhe nipi i familjeve kryeministrore, është betuar në një ceremoni në pallatin presidencial në orët e para të mesditës së të martës, në prani të kryetarit të shtetit Karolos Papulias dhe të kreut të Kishës Ortodokse kombëtare, Kryepeshkopi Ieronimos, siç e kërkon kushtetuta greke. Papandreu filloi përpjekjet për krijimin e qeverisë së re, për të cilën premtoi se do të jetë më e vogël dhe do të përfshijë si anëtare të saj, disa ministre femra. Lideri i PASOK-ut dhe Internacionales Socialiste u bë në këtë mënyrë përfaqësuesi i tretë i së njëjtës familjeje që drejton Greqinë, pas gjyshit të tij me të cilin ka të njëjtin emër dhe që ishte një lider centrist i periudhës së pasluftës dhe babait të tij Andreas, i cili themeloi Partinë Socialiste PASOK në vitin 1974.
Sipas mediave, ai pritet të njoftojë në mbrëmje përbërjen e qeverisë së re, për të cilën ka premtuar të jetë më e vogël në numër se sa zakonisht në këtë vend. Ai është angazhuar të jetë i hapur për anëtaret femra, që më parë në qeverinë konservatore të Karamanlisit zinin vetëm dy vende. Kabineti aktual me 16 ministra pritet të riformatohet, me krijimin e tre portofoleve të reja, Ambjenti, energjia dhe ndryshimi i klimës, mbrojtja qytetare ku përfshihet policia dhe mbrojtja civile, si dhe financat. Struktura dhe përbërja e qeverisë së re do të pasqyrojë angazhimet e platformës së Papandreut, që kanë si prioritet reformimin e institucioneve shtetërore dhe administratës si dhe forcimin e transparencës. Në krye të këtyre ministrive do të vihen figura të shquara të PASOK-ut dhe nuk përjashtohet që një pjesë e tyre t'i përkasin një krahu më të moshuar, por që në momentin e parë u rreshtuan përkrah Jorgos Papandreut, kur ky i fundit, pesë vjetmë parë, filloi një punë sistematike për reformimin e partisë. 30 % e ministrave do të jenë femra. Kryeministri, që flitet se do të mbajë edhe portofolin e ministrit të Jashtëm, do të mbikqyrë personalisht punën e vartësve të vet, nëpërmjet një shtabi me bashkëpunëtorë shumë të ngushtë.