E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greva e dhunshme perfshin Greqine mbeten 3 te vrare



Tre persona dy gra dhe nje burre kane mbetur te vdekur diten e djeshme ne kuader te greves se pergjithshme qe perfshiu Athinen. Ne nje institut bankar ne zonen prane Parlamentit eshte hedhur nje bombe molotov qe ka shkaktuar nje zjarr te fuqishem. Nen germadhat e bankes Martin Egnatia kane humbur jeten te pakten tre persona nderkohe qe nga flaket u perfshine edhe dy zyra te tjera publike njera qe i perkiste prefektures se Athines dhe nje tjeter ku eshte vendosur agjencia e tatim taksave. Mes viktimave behet e ditur se ishte nje grua shtatzene. Menjehere pas ngjarjes jane evakuuar rreth 20 persona qe gjendeshin ne brendesi te bankes qe iu vu zjarri. Policia greke ka arrestuar te pakten kater persona pas sulmit vdekjeprures. Lajmi u be i ditur nga agjencite greke sipas te cilave forcat e rendit kryen nje operacion te madh per te arrestuar fajtoret. Policia dekretoi gjendjen e alarmit te pergjithshem dhe te gjitha lejet u anuluan. Incidenti i provokua nga disa persona me kapuca ne koke. Kryeministri grek Jorgo Papandreu u shpreh se keto vdekje te padrejta jane pasoje e dhunes se pakontrolluar dhe e papergjegjshmerise politike. Kryeministri i ka bere thirrje popullit per bashkim por edhe u ka riperseritur lidereve te partive politike nevojen per mbledhjen e nje tryeze te perbashket dhe marrjen e pergjegjesive.
Perleshje ne Athine dhe Selanik
Rruget e Athines dhe te Selanikut jane perfshire nga perleshjet e dhunshme. Mijera njerez kane protestuar kunder masave te rrepta antikrize te qeverise te cilat pritet te votohen diten e sotme ne Parlament. Sipas qeverise keto masa jane te domosdoshme per te shpetuar vendin nga falimentimi. Nje grup prej 60 vetesh u perpoqen te thyenin kordonin e policise qe ruante Parlamentin ne Athine ku me pas kane qelluar me gure policet. Pas ketij veprimi forcat e rendit jane kunderpergjigjur me gaz lotsjelles. Ne Athine jane mbledhur rreth 20 mije persona per te protestuar ne rruge ndersa ne Selanik te rinjte kane thyer dritaret e dyqaneve te fast food-ve. Shteti helen u perball dje me nje black out informativ per shkak te greves se gazetareve. Trafiku ajror hekurudhor dhe urban u paralizuan teresisht. Ne levizje ishin vetem autobuset qe u mundesuan protestuesve levizjen ne qendrat e populluara. Te mbyllura ishin edhe spitalet shkollat bankat zyrat publike dyqanet. Greves se punonjesve te sektorit publik iu bashkuan edhe punonjesit e sektorit privat. Kjo eshte greva e trete e pergjithshme qe eshte organizuar qe nga fillimi i krizes dhe i pari pas deklarimit te masave antikrizes.
Opozita kunder masave
Ky plan pervec sindikatave denohet edhe nga partite ne opozite duke nisur nga Demokracia e Re e cila ka deklaruar se do te votoje kunder diten e sotme ne Parlament. Megjithate maxhoranca i ka te gjitha votat per te miratuar planin antikrize. Nga 300 deputete qe jane ne Parlament 160 deputete jane te partise ne pushtet Pasok. Pro do te votoje dhe partia e djathte ekstreme Laos. Plani antikrize i cili eshte koordinuar mire me BE- FMN ne kembim te 110 miliard eurove ndihme ne tre vjet parashikon nje reduktim te shpenzimeve ne 30 miliarde euro shkurtim te pagesave te punonjesve te administrates pensioneve reforma fiskale si dhe rritje te akcizes per karburantet alkolin cigaret dhe cdo gje te luksit.
BE Ndihme deri ne vitin 2013
Bashkimi Europian mund te ndihmoje ekonomikisht Greqine edhe ne vitin 2013. Lajmi u be i ditur nga komisioneri i BE-se per Ceshtjet Ekonomike dhe Monetare Oli Rehn pas pyetjes qe iu be ku iu kerkua nese ndihma 110 miliarde euro per Greqine eshte e mjaftueshme ose jo. Plani BE-FMN ka nje afat 3-vjecar dhe u mendua per te mbuluar te gjitha nevojat e financimit te Greqise deri ne vitin 2012. Edhe ne vitin 2013 do financojme nese do te shihet e nevojshme theksoi Rehn.

6 Maj 2010

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›