Trafiku i armeve ne Maqedoni mbeten te vrare 4 persona
Kater persona kane mbetur te vdekur nga shkebmimi i zjarrit me policine ne afersi te fshatit Radushe te Maqedonise. Incidenti ndodhi teksa personat perpiqeshin te trafikonin arme dhe eksploziv. Tri nga viktimat jane identifikuar ne baze te dokumentacionit te gjetur ndersa eshte duke u bere identifikimi i viktimes se katert. Behet fjale per nje person nga fshati Gercec i Shkupit nje nga fshati Merove rrethi i Tetoves dhe nje person tjeter eshte shtetas i Kosoves. Ministrja e Puneve te Brendshme te Maqedonise Gordana Jankullovska tha se shkembimi i zjarrit ku u vrane 4 persona ne rajonin e Radushes ishte rezultat i sulmit ndaj patrulles se policise maqedonase nga nje grup i armatosur i cili eshte marre me kontrabandimin e armeve.
Ngjarja
Autoritetet maqedonase kane shpjeguar se personat qe ndodheshin ne nje furgon hapen zjarr ndaj automjetit te policise. Pas sulmit kane mbetur te vrare te katert personat ndersa ne furgon ehste gjetur nje sasi e madhe armesh. Ne oren 2 pas mesnate gjate tentimit te policise per te ndaluar nje furgon personat qe ndodheshin ne te hapen zjarr ndaj policise nga automjeti i markes Mercedes. Pjesetaret e Ministrise se Puneve te Brendshme iu kunderpergjigjen sulmit ku u vrane 4 persona te cilet ndodheshin ne furgon. Ne te eshte gjetur nje sasi e madhe armesh beri te ditur ministrja Jankullovska e cila tha se ne radhet e forcave te sigurise nuk ka te lenduar. Numri nje i dikasterit te policise tha se nuk ka vend per panik ne mesin e qytetareve duke theksuar se incidenti nuk kercenon stabilitetin e vendit.
Reagimet
Partite politike nuk e kane komentuar incidentin ne fjale nderkohe qe banoret lokale thone se aksioni i policise ka krijuar nje situate te tensionuar ne kete zone. Ndryshe ne rajonin e Radushes ku ka ndodhur perleshja mes grupit te armatosur dhe forcave te sigurise diten e djeshme u perqendruan forca te medha policore te shoqeruara me helikoptere. Ky incident pasoi ate te para dy javeve ne rajonin e Studenes tri kilometra ne afersi te fshatit kufitar Bllace ku u gjeten kater bunkere me arme ndersa pati edhe te plagosur nga ana e grupit te armatosur. Ne Prishtine zedhenesi i Policise se Kosoves Baki Kelani tha per mediat se nuk kane asnje informacion se mund te kete pasur incidente ne pjesen kosovare te kufirit me Maqedonine.
Libi nje i mbijetuar dhe 104 te vdekur nga rrezimi i avionit
Nga rrezimi i nje avioni ne Libi kane humbur jeten 104 persona dhe vetem nje femije ka mundur te mbijetoje. Nga 93 pasagjeret dhe anetaret e ekuipazhit qe ndodheshin ne bord ka mbijetuar vetem nje femije nga Holanda. Shume nga pasagjeret ishin shtetas holandeze konfirmoi shoqata e turizmit ne Hage. Avioni i tipit Airbus A 330 i shoqerise Afriqiyah vinte nga Johanesburgu ne Afriken e Jugut. Rrezimi ndodhi gjate zbritjes se avionit ne aeroportin e Tripolit. Airbus premtoi se do te ndihmoje autoritetet ne zbardhjen e shkaqeve te fatkeqesise. Me sa duket pak para uljes ishte konstatuar nje defekt ne avion. Qeveria libiane perjashtoi atentatin terrorist si shkak te fatkeqesise.
Sipas gazetes holandeze De Telegraaf kutia e zeze eshte gjetur. Turistet do uleshin ne Tripoli per te marre avionin drejt Brukselit dhe Dyseldorfit.
Australi
Kapet serbi i shumekerkuar Dragan Vasilkovic
Dragan Vasilkovic ish-komandant paraushtarak serb i akuzuar nga autoritetet kroate per krime lufte te kryera ne vitet 1990 eshte arrestuar diten e djeshme nga forcat policore te Australise. Vasilkoviq ishte zhdukur me 30 mars nga shtepia e tij ne bregdetin lindor te Australise pak pasi Gjykata e Larte e vendit i hapi rrugen ekstradimit te tij per ne Kroaci ku ai kerkohet ne lidhje me akuzat per krime lufte. Gjate kohes qe ka qene komandant paraushtarak ai njihej si Kapiteni Dragan dhe perballet me padi per keqtrajtimin e te burgosurve gjate luftes.
Greqi
Me 19 maj greve e pergjithshme ne Athine
19 maji eshte caktuar si dite e greves se pergjithshme nga punetoret greke. Vendimi i djeshem i sindikatave eshte marre pas miratimit nga qeveria te planit te shpetimit qe perfshin shume shkurtime ne shpenzimet buxhetore. Greva e 19 majit llogaritet se do te bllokoje te gjitha fluturimet nga dhe drejt Athines do te bllokoje transportin detar madje dhe ministrite do te jene te mbyllura. Greva organizohet nga dy sindikatat me te medha ne vend qe perfaqesojne sektorin publik dhe ate privat grek.
Turqi
Marreveshje me Rusine per ndertimin e centralit berthamor
Ankaraja dhe Moska nenshkruan dje marreveshjen qe Rusia te ndertoje nje central berthamor ne Turqi. Vlera e projektit shkon ne mbi 20 miliarde dollare. Marreveshja u nenshkrua gjate vizites ne Turqi te presidentit rus Dimitri Medvedev. Kjo eshte nje nga disa marreveshjet qe pritet te nenshkruhen mes dy vendeve ne fushen e energjise. Pas takimit me homologun e tij turk Abdulah Gyl presidenti rus vleresoi lart permiresimin e marredhenieve ne ate qe ai e cilesoi si lidhje strategjike mes dy shteteve.
Pergatiti Blerina Olldashi
13 Maj 2010