Greqi-kriza, Papandreu kërkon konsensus me opozitën
ATHINË - Kryeministri grek Jorgo Papandreu, bëri thirrje sot për një "marrëveshje kombëtare" mes partive politike dhe një votëbesim parlamentar për kapërcimin e krizës në një "moment vendimtar" për vendin.
"Kërkoj rinovimin e besimit tek qeverinë, sepse vendi është në një pikë vendimtare", u shpreh ai në hapjen e debatit në parlament për një votëbesim ndaj qeverisë së re greke, të emëruar të premten, në mënyrë që të arrijë të marrë dritën e gjelbër për të vazhduar me masat a drakoniane në ekonominë e vendit.
Papandreu theksoi se prioritet ishte "një marrëveshje kombëtare për t'u marrë me deficitin dhe borxhit grek që përbëjnë një problem kombëtar''.
Një plan i diskutueshëm buxhetor përfshin kursimin e 284 miliardë eurove që pritet të miratohet nga Greqia deri në fund të qershorit për të bindur kreditorët e vendit, BE-në dhe FMN për të vazhduar ndihmën financiare për vendin.
Ministrat e financave të zonës së euros duhet të përpiqen sot pasdite t'i japin një ''fllad ajri të pastër e të freskët'' Greqisë me zhbllokimin e kredive për t'i mundësuar kalimin e sezonit verën para plani ndihme afatgjatë, për të cilin shpresoj se nëse merret premtimi për një të tillë kjo do të jetë e mjaftueshme për të sjellë siguri në tregjet financiare.
Me një shumicë absolute prej 155 votash nga 300 vende të parlamentit njëdhomësh të Greqisë, Papandreu vendosi të kërkonte besimin për të qetësuar mospajtime mendimesh brenda partisë së tij, në përpjekje për të marrë një konsensus opozitar sidomos nga e djathta, e cila deri tani ka refuzuar të japë dritën e gjelbër për këto hapa.
(d.b/BalkanWeb)