Përgjimet në Itali, Meta: Lavitolan e njihja si drejtor gazete
TIRANE- Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta, reagon sot në lidhje me skandalin e përgjimeve, që kanë tronditur këto ditë Italinë, dhe ku mes të të tjerash përmendet dhe emri i tij.
Historia ka të bëjë me një sekser italian, Valter Lavitola-s, që kishte kërkuar dhe kishte arritur një takim në tetor të vitit 2009 me Ilir Meta, atëherë në postin e zv kryeministrit shqiptar, për të kërkuar favore biznesi në Shqipëri, përmes ministrit të Jashtëm italian Franco Frattini.
Nëpërmjet një prononcimi për shtyp Ilir Meta kërkon të sqarojë se në 2009, Lavitolan e njihte si drejtor i gazetës L’Avanti” dhe fotoja e publikuar këto ditë në media, ku vërteton takimin treshë, Meta- Frattini- Lavitola, ishte foto e rastësishme e marrë gjatë një konference për shtyp.
“Në lidhje me pretendimet e ndonjë media për gjoja angazhimin e personave të tretë gjatë vizitës sime zyrtare në Romë në 21 tetor të vitit 2009, sqaroj se prezenca e një drejtuesi të një gazete italiane në foton e paraqitur në media, e marrë gjatë konferencës së shtypit me homologun Fratini është krejtësisht e rastësishme, dhe nuk ka asnjë lidhje me asnjë aspekt institucional apo zyrtar të vizitës. Personi në fjalë njihet prej meje prej kohësh si drejtor i gazetës ”L’Avanti”- thuhet në deklaratën për shtyp të shpërndarë nga LSI.
Ndërsa dje Ministria e Jashtme italiane mohonte që të kishte organizuar një takim mes Valter Lavitola-s dhe Ilir Metës, por pas publikimit të fotove nga Top Channel ku të tre ata duken qartë kokë më kokë, Farnesina është zënë ngushtë. Për të shpjeguar foton treshe, në një deklaratë të dytë, Ministria e Jashtme thotë se ministri Frattini në atë kohë nuk e kishte idenë se kush ishte Valter Lavitola, por Ilir Meta e njihte atë më parë se ta njihte vetë Frattini. Gazeta italiane "La Repubblica" i rezervoi faqen e parë çështjes së Lavitola-s dhe kërkesës së tij drejtuar sekretares së ministrit Frattini për t'u takuar me Metën. "Meta është ai që mban në këmbë qeverinë Berisha. Ka katër deputetët dhe po kërkon të blejë edhe nëntë të tjerë", është shprehur mes të tjerash Lavitola.
(s.g/balkanWeb)