Greqi. Plagoset rëndë roja para ambasadës Amerikane
Ditën e djeshme një polic grek ka hapur zjarr dhe ka plagosur rëndë një roje private sigurie para rezidencës së ambasadorit amerikan në Athinë. Burime policore kanë bërë të ditur se polici, i cili ka patrulluar zonën pranë rezidencës për 13 vjet, po qëndronte pranë personit të plagosur kur u arrestua.
Roja e sigurisë, 31-vjeç, ndodhej në gjendje kritike në spital pas plagosjes në qafë. Në lidhje me këtë ngjarje, zëdhënësja e Ambasadës Amerikane në Greqi ka deklaruar: "Po shqyrtojmë rrethanat dhe po e konsiderojmë këtë një incident. Disa burime shtuan se polici kishte kërcënuar me armë më parë edhe një punonjës tjetër të sigurisë.
Email This Klikime: 14
Email This Klikime: 14