E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projektbuxheti i Tiranës drejt rrëzimit, zgjedhje të reja për këshillin bashkiak

Rama: Buxheti i Tiranës u miratua me 29 vota
Sipas burimeve të gazetës SOT projektbuxheti i Edi Ramës nuk kalon më pa ndryshimet përkatëse. Tashmë ky buxhet nuk mund të kalojë më për arsye se ka probleme shumë të mprehta korruptive dhe shumë para të cilat nuk dihet se ku do të shkojnë shprehen këshilltarët bashkiakë. Megjithëse Edi Rama u mundua të blinte këshilltarët bashkiakë, ky buxhet tashmë është i dështuar janë shprehur këshilltarët kontestues të buxhetit të Ramës.

Duke qenë se miratimi i projektbuxhetit tashmë është kthyer në një provë force, ku palët duan të tregojnë se janë fitimtarë mbi njëri-tjetrin duket se historia e mbylljes së projektbuxhetit të vitit 2009 do të shndërrohet në një betejë për blerjen e numrave. Kryebashkiaku Rama në një farë mënyre veproi faktikisht duke dekonspiruar elementët që kishte blerë në Këshill Bashkiak duke i lënë zbuluar para betejës së ardhshme në Këshillin Bashkiak. Në fakt megjithëse Edi Rama tashmë e deklaron si fitore të tijën votimin e ditës së martë, kreu i këshillit Bashkiak deklaroi të kundërtën duke thënë se ky votim do të rizhvillohet pavarësisht pjesëmarrjes së socialistëve në këtë këshill. Ndërkohë që sipas këshilltarëve demokratë zgjidhja e vetme për të miratuar këtë buxhet është rikonfigurimi i këshillit bashkiak i cili mund të bëhet vetëm nëpërmjet zgjedhjeve të reja. Ndërkohë që ndryshe mendon kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama.
Ditën e djeshme kryetari i bashkisë së Tiranës, Edi Rama, deklaroi në një konferencë për shtyp se "projektbuxheti i bashkisë mori dje shumicën e votave të këshilltarëve, 29 të tilla". Pas anulimit të votimit të projektbuxheti të bashkisë së Tiranës, mbrëmjen e kaluar, z. Rama tha se mbrëmë, 29 votat pro të këshilltarëve i dhanë Tiranës buxhetin e mohuar padrejtësisht prej muajsh.Një politikë me qytetarët, e qytetarëve, për qytetarët është e mundur ashtu si kundër u provua qartë se qëllimet e mira i bëjnë njerëzit bashkë, përtej kufijve që partitë politike vendosin shpeshherë artificialisht drejt tyre, tha kryebashkiaku. Duke u ndalur te buxheti i vitit  2009, ai pohoi se ky nuk është buxheti im dhe as i 29 këshilltarëve që e votuan pro, por ky është buxheti i atyre qindra mijëra njerëzve që na votuan, dhe që sot presin nga ne të gjithë të vazhdojmë punën për Tiranën. Sipas tij, interesat e qytetit tonë të përbashkët janë mbrojtur qartë me votën pro buxhetit tuaj dhe e ardhmja ka kapërcyer përsëri pengesën e së shkuarës. Rama, theksoi se buxheti është i qytetareve, te cilët kane votuar me 18 shkurt, dhe nuk eshte pjese e ndasive te "zanatçinjve" te politikes. Duke iu drejtuar Berishës dhe Metës, Rama theksoi se nuk ndihet fitimtar i lojes se tyre politike, pasi me çeljen e buxhetit do te përfitojnë te gjithë qytetaret. "Iliri ka kohe qe ecën ne drejtim te kundërt me kohen dhe vullnetin e shumicës. Sot ai ka rolin e shërbyesit te verbër te Berishës", u shpreh Rama.
Rama tha se buxhetit i dhanë jetë ata këshilltarë që e ndjenjë të nevojshme, që ky buxhet nuk është pjesë e politikës, por e qytetarëve të Tiranës. Nuk e kam parë bashkinë e Tiranës dhe punën e saj si pjesë e lojës politike-tha më tej kryebashkiaku, duke theksuar se ky është buxheti i mijërave qytetarëve të Tiranës, të majtë, apo të djathtë qofshin ato. Nga zyrat e Bashkisë së Tiranë, para gazetarëve Edi Rama u shprehu mirënjohjen gazetarëve që i dhanë mundësi publikut të ndjekë nga afër ballafaqimin e akuzave me fakte dhe shfira dhe e konsideroi buxhetin të miratuar në votimin e mbrëmshëm. "Faleminderit 7 këshilltarët e forcave të tjera që së bashku me 22 votat e PS e PSD çliruan buxhetin duke i dhënë jetë atij".
Mbledhja e Këshillit Bashkiak
Gjatë mbledhjes së Këshillit Bashkiak, Rama ka hedhur poshtë akuzat për abuzim të fondeve dhe ka theksuar se faza e parë e rrëzimit të buxhetit ka ardhur si pasojë e mosleximit të tij.Çdo buxhet ka të mirat dhe të këqijat e tij. Çdokush mund të gjejë arye për tu vendosur kundër,- tha Rama. Ai ka mohuar se nuk është e vërtetë që miliarda lekë kanë shkuar në drejtim të paditur. Kryetari i Bashkisë Rama ka theksuar se kemi bërë investime të shumta për Tiranën. Qyteti ka gjithnjë e më shumë sinjalistikë, ndërkohë që në buxhetin e 2009-ës parashikohet ndërtimi i mbi 30 kënde lojërash, ka pohuar Rama. Ndërsa, Këshilltarja e LSI, Monika Kryemadhi gjatë  fjalës së saj në mbledhjen e Këshillit Bashkiak ka akuzuar bashkinë për abuzim me fondet që janë hedhur për infrastrukturën dhe me fondet që janë në shërbim të administratës bashkiake. Janë bërë shpenzime kolosale nga administrata e bashkisë së Tiranës. Duhet të ulen shpenzimet operative. Nga ana tjetër, kemi fonde të hedhura dëm. Bulevardeve Dëshmorët e Kombit dhe Zogu i Parë iu lëvizin pllakat, ka pohuar Kryemadhi. Në vijim këshilltarja e LSI, Kryemadhi ka parashtruar disa kërkesa në lidhje me projekt buxhetin e bashkisë së Tiranës për vitin 2009. Ajo ka kërkuar listën e projekteve si dhe ka parashtruar kërkesën për rregullimin e kanalit në Misto Mame.

 ****************************************************************************************

Rama, presion me media të blera për kalimin e një projektbuxheti që vjedh taksat e qytetarëve

Dita e djeshme ka qenë ditë e stuhishme debati mediatik dhe politik rreth dështimit të votimit të projektbuxhetit të bashkisë së Tiranës nga Këshilli Bashkiak. Ditën e djeshme Edi Rama vuri në dispozicion të tij të gjithë arsenalin e tij mediatik duke akuzuar goditjen e buxhetit të tij si një aleancë të pisët midis LSI dhe PD. Të gjitha mediat e Edi Ramës në aperturat e tyre informative qoftë të shtypit të shkruar apo edhe të mediave elektronike u munduan të induktojnë në memorien e lexuesve dhe teleshikuesve idenë e një pazari të madh i cili ishte imoralitet i Metës, Monikës me Sali Berishën. Në fakt impakti mediatik dhe spektri i mediave të blera nga Edi Rama është absolutisht shumë monolit në informacionin që përcjell. Tashmë dihet që drejtori i informacionit i televizionit Top Chanel është njeriu i Edi Ramës, për arsye se gruaja e tij është drejtoresha e marrëdhënieve me Publikun në Bashkinë e Tiranës, ku çdo informacion i lëshuar nga edicionet e lajmeve të këtij televizioni është shpeshherë një servilizëm i hapur i tyre ndaj punëdhënësit e gruas së drejtorit të informacionit. Pavrësisht  pozicionimit të Top-Chanel, nuk është vetëm ky Tv që është pozicionuar hapur në mbështetje servile ndaj kryebashkiakut të Tiranës. Realisht asnjë televizion nuk ka dashur të përcjellë lajmin real që ndodhte në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Shumë media u munduan të bllokonin faktin që qytetarët e Tiranës paguajnë sot për administratën e Bashkisë së tyre aq sa paguajnë gjithë shqiptarët për katër  ministri. Askush nuk e pasqyroi lajmin se Edi Rama në buxhetin për vitin 2009 kishte parashikuar fonde për të investuar në vepra që kanë qenë të përfunduara dhe të financuara nga FSHZH dhe Kooperazione Italiana, duke kërkuar që këto para ti fusë në vrimat e korrupsionit të zi. Asnjë nga mediat nuk pasqyroi faktin që kryebashkiaku i Tiranës nuk pasqyronte se ku do të shkonin 14 milionë euro, apo se për çfarë i duheshin gjashtë milionë euro fond rezervë këtij kryebashkiaku. Të gjithë e politizuan ngjarjen duke sajuar aleanca të cilat ky kryebashkiak i ka realizuar me kryeministrin e Shqipërisë me mbylljen e gojës për 26 viktimat e Gërdecit, për shkeljen e Kushtetutës, për shitjen e prokurorisë, apo dhe për lejet e ndërtimit të dhuruara dhëndrit të kryeministrit dhe klanet rreth tij. Morali i kryebashkiakut Rama është me dy standarde, ku kur bëhet fjalë për të shkelur mbi gjakun e njerëzve dhe të drejtat e tyre është morale, kur bëhet fjalë për të mos lejuar këtë kryebashkiak të vjedhë në mes të ditës nëpërmjet një buxheti të maskuar dhe të padetajuar është amorale. Për këtë ditën e djeshme ky kryebashkiak mobilizoi dje të gjitha forcat dje kamikazët e tij duke dalë në rresht për të kontestuar aleancën Meta-Berisha. Falenderoj këshilltarët që bashkuan votat me ne, tha ditën e djeshme Edi Rama.  Në fakt po të vëmë re përbërjen e votav

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›