E Shtunë, 31 Tetor 2026

Faturat e dritave, ankohen abonentët

çmimet

Edhe pse rritja e tarifave në 7.7 lekë/kWh ka hyrë në fuqi më 1 janar 2010, OSSH i ka llogaritur me konsumin e energjisë të muajit dhjetor, që duhet të ishte 7 lekë (pa TVSH). Të gjendur në këtë situatë absurde, konsumatorët janë ankuar pranë zyrave të Entit rregullator të Energjisë Elektrike (ERE), e cila pasi është njohur me problemin, i ka kërkuar OSSH të bëjë dëmshpërblim. Duket se përplasjet mes ERE-s dhe OSSH-së nuk do të mungojnë edhe në këtë aspekt. Ndërkaq mësohet se seanca gjyqësore, e zhvilluar dy ditë më parë mes palëve, nuk ka dhënë zgjidhje, duke u mjaftuar me njohjen e padisë.

#

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›