Greqi, arrestohen 3 shqiptarë, kishin kryer 30 vjedhje
KORFUZ- Policia e Korfuzit në Greqi njoftoi se ka arrestuar tre shqiptarë, të cilët ishin bërë “makthi” i banorëve të ishullit, për shkak të vjedhjeve dhe grabitjeve në seri që kishin kryer në zonë. Të arrestuarit janë një 54 vjecar dhe i biri i tij 20 vjec, një 22 vjecar dhe kërkohet një tjetër bashkëpunëtor 25 vjecar.
Policia dyshon se personat e arrestuar janë pjesë e një grupi grabitësish, të cilët kanë kryer mbi 30 vjedhje e grabitje në kohë të shkurtër, në mënyrë sistematike.
Personat e arrestuar akuzohen për grabitje, armëmbajtje pa leje dhe shitje droge.
(m.a/BalkanWeb)