Ronaldo: Më kanë zili, ndaj më fishkëllejnë
SPANJE- Janë të gjithë ziliqarë, sepse jam i bukur, i pasur dhe një futbollist i madh. Pa kurrfarë modestie, Kristiano Ronaldo i ka komentuar në këtë mënyrë fishkëllimat ndaj tij në ndeshjen e Champions League ndaj Dinamo Zagreb. Ylli portugez është kontestuar sa herë kapte topin në stadiumin “Maksimir”, me tifozët kroatë që thërrisnin në kor: “Lionel Mesi! Lionel Mesi!”. Një situatë e ngjashme Ronaldos i ndodhi në Nikozia, në ndeshjen mes Q ipros dhe Portugalisë, 10 ditë më parë. “Përse kaq shumë fishkëllima?”, u pyet Ronaldo pas ndeshjes me Dinamon, që Reali e fitoi 0-1. “Janë ziliqarë, sepse jam i bukur, i pasur dhe një futbollist i madh”, u përgjigj ai. Ndërkohë, Ronaldo është ankuar sërish për arbitrat, për shkak të goditjeve të shumta që mori në ndeshjen me Dinamon. “Para ndeshjeve arbitrat thonë se do të mbrojnë futbollistët e mirë, por kur unë luaj, nuk më mbrojnë. Disa nuk mund të preken, ndërsa mua më mbysin me shkelma”, tha ylli i Realit.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)