Pukë, nxënësit e dy fshatrave në protestë për mbylljen e shkollave
PUKË- Nxënësit e fshatrave Shkozë e Gojan në Gjegjan të Pukës vazhdjnë të bojkotojnë procesin mësimor. Shkak është bërë mbyllja e shkalave në fshatrat e tyre si pasojë e rënies së numrit të nxënësve. Banorët e Gojanit të vogël janë mbledhur sërish mëngjesin e sotëm para shkollës “Dedë Lleshi”, ku bashkë me fëmijët e tyre kanë kërkuar rihapjen e shkollës. Tubimin paqësor të banorëve të zonës e kanë ndjekur edhe forca të shumta të policisë, ndërsa banorë të zonës janë shprehur të vendosur në bojkotin e prcesit mësimor nga fëmijët e tyre deri në rihapjen e shkollës.
“Nuk jemi dakord në mënyrë absolute që kjo shkollë të mbyllet dhe nxënësit tanë të shpërndahen në 3 shkolla të tjera kur ato nuk plotësojnë as kushtet minimale për të mësuar”, shprehet një prind.
“Nuk i dërgojmë fëmijët në shkolla të tjera se nuk kanë munddësi të shkojnë”, shprehet një tjetër prind.
Pranë banorëve ka shkuar edhe nënkryetari i komunës së Gjegjanit Zef Lasku, i cili është munduar të argumentonte vendimin për mbylljen e shkollës, por kjo nuk ka sjellë ndonjë ndikim ek banorët e zonës.
Banorët kanë paralajmëruar se do të nisin grevën e urisë brenda shkollës së mbyllur, ndërsa Drejtoria Arsimore argumenton se mbyllja ka ardhur për shkak të numrit të ulët të nxënësve. Këshillohet që nxënësit të lëvizin me linjat e furgonit drejt fshatrave të tjera, për të ndjekur rregullisht mësimin.
(m.a/News24/BalkanWeb)