NATO-ja e gatshme te pengoje dhunen ne veriun e Kosoves

Sekretari i Pergjithshem i NATO-s Anders Fogh Rasmussen tha sot ne Prishtine se forcat paqeruajtese nuk do te lejojne kthimin prapa ne Kosove ndersa beri thirrje per shmangie te veprimeve qe mund te rrezikojne sigurine ne vend. Ai i beri keto komente pas takimeve qe zhvilloi ne Prishtine nje dite para fillimit te operacionit te paralajmeruar nga autoritetet e Kosoves dhe prania nderkombetare per vendosjen e kontrollit ne vendkalimet kufitare me Serbine ne veriun e Kosoves. Tensionet jane shtuar per shkak te kundershtimit te nje plani te tille nga ana e Beogradit dhe serbeve lokal. Zoti Rasmussen tha se KFOR-i do te reagoje nese rrezikohet paqja dhe siguria ne Kosove.
NATO-ja per 12 vjet ka siguruar qendrueshmeri e siguri dhe nuk do te lejoje qe ky sukses te rrezikohet. Misioni i KFOR-it eshte ruajtja e nje mjedisi te qete dhe te sigurt dhe ne do ta bejme kete vendosmerisht kujdesshem dhe ne menyre te paanshme tha ai.
Zoti Rasmusen shprehu mbeshtetjen per bisedimet Kosove Serbi te ndermjetesuara nga Bashkimi Evropian duke vene theksin tek marreveshja per vulat doganore te cilen e cilesoi si shenje te fuqishme se rruga per te ecur perpara eshte dialogu e jo konfliktet keshillimet e jo perplasjet.
Veprimet e njeanshme nuk jane te dobishme dhe per kete arsye u bej thirrje te gjitha komuniteteve dhe te gjithe udheheqesve qe te tregojne kujdes ne veprimet e tyre ne ditet e ardhshme ne menyre qe te krijojne nje te ardhme me te sigurt e jo me pak te qendrueshme tha zoti Rassmusen pas nje konference per gazetare se bashku me kryeministrin e Kosoves Hashim Thaci i cili ritheksoi vendosmerine per zbatimin e planit per vendosjen e sundimit te ligjit ne vendkalimet kufitare bashke me EULEX-in dhe KFOR-in.
Gjithe plani qe eshte hartuar nga qeveria e Kosoves tani me i konsultuar dhe i mbeshtetur nga te gjithe faktoret relevant do te zbatohet ne perpikeri natyrisht se do te kete njerez te pakenaqur por pengesat fizike jane shume me te dobeta se sa vlerat qe ne i perfaqesojme si institucione te Kosoves autoritetet evropiane NATO-ja dhe Shtete e Bashkuara te Amerikes tha kryeministri Thaci.
Plani eshte hartuar bashke me pranine e Bashkimit Evropian zyrtaret e te cilit thane se ai synon permiresimin e sundimit te ligjit ne vendkalimet kufitare ne veri te Kosoves.
Plani eshte mbeshtetur sot edhe nga ambasadoret e Frances Gjermanise Italise Mbreterise se Bashkuar dhe Shteteve te Bashkuara te Amerikes te cilet jane takuar me kryeministrin Thaci per te diskutuar zbatimin e procedurave te reja doganore qe fillojne me 16 shtator. Ne nje komunikate per opinion thuhet mes tjerash se ambasadoret e kane nxitur qeverine qe te vazhdoje bashkepunimin me pranine nderkombetare per te forcuar autoritetin e Kosoves ne vendkalimet kufitare gradualisht dhe qetesisht gjate nje periudhe kalimtare ndersa nenvizuan mbeshtetjen e qeverive te tyre per teresine tokesore dhe sovranitetin e Kosoves perfshire edhe veriun. Ambasadoret theksuan se celesi i suksesit i te gjitha ketyre perpjekjeve ishte keshillimi dhe marreveshja ne mes te qeverise dhe partnereve te saj nderkombetare thuhet ne nje komunikate per opinion.
Planet po kundershtohen nga Beogradi dhe serbet lokal. Presidenti i Serbise Boris Tadic ka deklaruar se veprimet e njeanshme te Prishtines te paralajmeruara per te premten mund ta kercenojne seriozisht paqen dhe qendrueshmerine e gjithe rajonit duke bere thirrje qe keto plane te pengohen. Ai ka deklaruar sot ne Beograd se e vetmja zgjidhje e pranueshme per Kosoven eshte ajo qe do te mund te dilte nga bisedimet ndersa ka nenvizuar se zhvillimet ne Kosove kane rrenuar rende themelet e marredhenieve nderkombetare.
Grupe qytetaresh serbe kane ngritur barrikada ne rruget kryesore ne veri perfshire edhe uren kryesore mbi lumin Iber qe shenon vijen ndarese te Mitrovices. Banore serbe ne veri shpresojne se Beogradi dhe Kombet e Bashkuara do te pengojne planet e Prishtines.
Gjithcka do te jete ne rregull. Serbia eshte atdheu yne dhe ne nuk kemi ku te shkojme thote nje qytetar i veriut te Mitrovices.
Po presim komunitetin nderkombetare Keshillin e Sigurimit te Kombeve te Bashkuara qe te nderhyjne shpresojme se kjo pune do te kryhet. Ne nuk duam lufte thote nje qytetar i veriut te Mitrovices qe veten e identifikon si Mirko.
Autoritetet e sigurise thone se gjendja ne veriun e Kosoves eshte e qete por me tensione qe kane mbetur te larta qe nga dhuna e muajit korrik e cila shpertheu kur qeveria e Kosoves dergoi njesite e posacme te policise per te vene nen kontroll vendkalimet kufitare veriore me Serbine. Nje pjesetar i policise u vra ndersa grupe serbesh dogjen njerin nga vendkalimet kufitare. Dhuna beri qe forcat paqeruajtese te NATO-s te marrin nen kontroll vendkalimet kufitare te cilat I shpallen zona te kufizuara ushtarake. Paqeruajtesit siguruan nje marreveshje te perkohshme qe skadon sonte.