E Shtunë, 31 Tetor 2026

Manuela Arcuri është nxitur të prostituonte për Berluskonin

ITALI- Aktorja dhe modelja e njohur italiane Manuela Arcuri figuron në listën e grave që biznesmeni Tarantini, donte t’i prostituonte tek kryeministri italian Silvio Berluskoni. Kështu shkruan e përditshmja “Corriere Della Sera”, e cila i referohet konkluzionit të hetimeve mbi vajzat eskort që siguronte sipërmarrësi. 36-vjecari Giampaolo Tarantini biznesmeni në qendër të skandalit seksual që ka dëmtuar imazhin e kavalierit dyshohet se i ka zhvatur atij rreth 500 mijë euro, duke i premtuar se do të gënjente në procesin gjyqësor, ku Berluskoni akuzohet se ka paguar para për të kryer marrëdhënie seksuale me një prostitutë minorene, sic dhe njihet ndryshe cështja Rubi.

Sipas hetuesve, sipërmarresi i pati kërkuar Manuela Arcurit të prostituohej për Berluskonin duke i premtuar se kryeministri do ta favorizonte në drejtimin e Festivalit të Sanremos, por ajo refuzoi. Për aktoren e famshme flitet në dy prej kapitujve të padisë kundër Tarantinit. Njëri ka të bëjë vetëm më Tarantinin lidhur me një episod të 10 dhjetorit 2008, ku sipas hetuesve ai tentoi të bindte aktoren që të prostituohej për Silvio Berluskonin duke i premtuar drejtimin e Sanremos, por që nuk ia doli dot për shkak të refuzimit të prerë të Arcurit. Ndërsa në një tjetër episod, përvec Tarantinit, është e përfshirë edhe vajza e spektakleve, Francesca Lana: në dy rrethana të ndryshme gjatë vitit 2009. Lana dhe Tarantini kanë kryer akte të drejtpërdrejta për të nxitur Arcurin të prostituonte për Berluskonin duke i premtuar mundësinë e një interesimi personal të kryeministrit për të lejuar vëllain e aktores të merrte pjesë në një transmetim televiziv. Francesca Lana është shumë e njohur për kronikën rozë në Itali edhe për faktin se është një prej mikeshave të ngushta të Manuela Arkurit dhe për fotografitë e nxehta të bëra me aktoren.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›