Bullgari, 78-vjecari fillon klasën e parë!
SOFJE- Për dije nuk është kurrë vonë! Një gjysh 78-vjecar, i cili në këtë fazë të jetës duhet të shijojë nisjen e nipërve dhe mbesave apo kthimn e tyre nga shkolla, ai ka vendosur që të fillojë vetë klasën e parë.
E cuditshme por e vërtetë! Nëse të rinjtë e sotëm duhet tu lutesh që të vënë në shkollë, bullgari analfabet u ul sot me dëshirë për herë të parë në jetën e tij në bankat e shkollës fillore, njoftoi agjencia BTA.
Apostol Stoïanov, i cili jeton i vetëm në fshatin Popovtsi, në qendër, nuk kishte shkuar asnjëherë në shkollë në jetën e tij.
Ai u bashkua sot në qytetin fqinj Gabrovo me 430 nxënësit 6-7 vjeçarë, të regjistruar si ai për të filluar klasën e parë të shkollës fillore.
Shtatëdhjetë e tetë vjeçari deklaroi se është i frikësuar nga matematika, por shpreson të ndihmohet nga mësuesit.
Nxënësi i vjetër, i cili jeton në vështirësi të mëdha financiare, nuk mund të frekuentojë çdo ditë mësimin, por ai do ta ndjekë atë në distancë dhe do të paraqitet në shkollë për provimet me gojë dhe me shkrim.
(e.m/BalkanWeb)