Greqi, ekzekutohet me armë një 40-vjeçar shqiptar, plagoset dhe një ukrainase
Ekzekutohet një shqiptar në lagjen Kalithea të Athinës. Ngjarja e rëndë ka ndodhur sot në orën 03:35 ku 40-vjeçari shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur është qëlluar për vdekje nga një person në rrugën Perikleus të qytetit grek në një automjet i cili drejtohej nga një shtetase ukrainase.
Mësohet se nga të shtënat është plagosur shtetasja ukrainase, rreth 30 vjeç, e cila është dërguar me urgjencë në spital, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën pasi ka marrë plagë në dorën e majtë.
Sipas informacioneve, shqiptari është pronar i një bari që ndodhet në kryqëzimin e rrugës Perikleus dhe Andromahi në lagjen Kalithea të Athinës, ndërsa dyshohet se vrasja e tij është bërë për larje hesapesh.