Vrasja e Shkodrës, menjëherë sapo viktima kishte bërë denoncim në polici
Policia ka treguar edhe një herë tjetër paaftësinë e saj, teksa ka lejuar një vrasje, vetëm pak pasi kishte bërë denoncim në polici. Bëhet fjalë për vrasjen e ndodhur ditën e djeshme në Shkodër, ku mbeti i vdekur 46-vjeçari Frederik Marku, ndërsa u plagos rëndë edhe i biri i tij 22 vjeçar, që po lufton në spital për jetën.
Sipas Shekulli, burime nga efektivët e policisë bëjnë të ditur se, paraditen e së enjtes viktima kishte denoncuar në polici rreth një konflikti të tyre me disa persona në zonën e Thethit, ku po pushonin të dyja palët. Ndërsa rreth orës 14:30 babë e bir ishin larguar nga policia, ku edhe kishin bërë denoncimin.
Dhe, vetëm pak pas kanë dalë nga rajoni i policisë, ata janë qëlluar në një pritë. Ky është rasti i disatë i negliezhencës së policisë, e cila nuk u kushton rëndësinë e duhur denoncimeve nga viktimat. Ndoshta dikush duhet të përgjigjiet për këtë rast.