Greqi feste per henen e plote

Çdo vit në kryeqytetin grek mbahet një festë për hënën e plotë të gushtit.
Në Akropolin e Athinës, miti thotë që hëna është me e madhe dhe më e shndritshme. Por ndryshe nga vitet e kaluara, autoritetet kësaj here vendosën ta mbyllnin Panteonin, me qëllim pikërisht mbrojtjen e monumentit.Pesëmbëdhjetë mijë turistë kanë vizituar monumentin antik vitin e kaluar duke shkaktuar dëme strukturore. Nuk kanë munguar as ata që janë plagosur, ndërsa shtynin të tjerët në rradhët e gjata për të hyrë brenda.
Ja pse sivjet festa e Akropolit zbriti në rrugë e mijëra vetë mes të cilëve dhe qindra turistë u mblodhën në Odeon Herodes Atticus. Nuk mungoi as koncerti me muzikantë dhe këngëtarë greke që i bënin serenatë Hënës. Ndërsa kompozitori i njohur grek Plessas Mimis luajti në piano nën dritën e saj.
Muzeu i Akropolit qëndroi hapur deri në orën një e visitorët aty ishin të shumtë duke pëfituar dhe nga fakti që hyrja ishte falas. Në mbarë vendin ishin shtatëdhjetë e pesë vendet arkeologjike dhe muzeumet që qëndruan hapur në natën e Hënës së plotë.
Delina Bitraku