Greqi, frika e revoltës në Selanik, Papandreu ndryshon axhendën
SELANIK- Nën rrethim është sot Selaniku, qyteti i dytë më i madh i Greqisë, ku pritet kulmi i demonstratave popullore dhe policia e ka kthyer atë në një “fortesë” të vërtetë. Në këtë qytet sot hapet ekspozita ndërkombëtare e përvitshme, por frika nga zemërimi popullor ka bërë që krerët e qeverisë, të cilët cdo vit janë të pranishëm për këtë rast, të minimizojnë paraqitjen e tyre në publik.
Mësohet se në kuadër të masave të sigurisë edhe kryeministri ka bërë në minutën e fundit ndryshime të axhendës së tij. Ai nuk do të kryejë lëvizjet e zakonshme nëpër ekspozitë, madje nuk do të presë as shiritin e përurimit, ndërsa konferenca e zakonshme për shtyp do të zhvillohet në të tjera mjedise. Për hetë të parë, hapjen e ekspozitës nuk do ta bëjë kryeministri por një ministër i qeverisë.
Z. Papandreu do të flasë sonte në ora 20:00 në sallën e konferencave "Ioanis Vellidis " pranë ekspozitës, ku do të paraqesë drejtimet kryesore të politikës ekonomike të qeverisë në të ardhmen.
Ndërsa nesër, intervista e Kryeministrit nuk do të bëhet në vendin e zakonshëm në qendrën "Vellidis", por në një mjedis të Portit të Selanikut në ora 13:00.
Sot protestuesit që në mëngjes kanë nisur grumbullimet e tyre në sheshet kryesore të Selanikut, në sheshin Aristoteli, Venizelos, te Kulla e Bardhë, stadiumi u qytetit, duke e mbajtur në këtë mënyrë të “rrethuar” zonën ku ndodhet ndertesa e Ekspozitës.
Policia sic është bërë e njohur tashmë, ka aktivizuar në terren rreth 5500 forca të saj për të ruajtur sigurinë, të cilët do të vendosen në pika kyce dhe rrugë kryesore.
Gardhi metalik francez nuk do të jetë e vetmja risi në masat e policisë për ruajtjen e sigurisë në hapjen e ekspozitës së këtij viti. Një makinë e blinduar me rreth 6 tonë ujë dhe gaz lotsjellës do të jetë e pranishme, në gatishmëri për t’u përdorur nëse situata del jashte kontrollit. Tre prokurorë do të mbikqyrin demonstratat dhe sjelljen e policisë.
Ndërkaq dje, mijëra portestues kanë pritur ardhjen e kryeministrit dhe anëtarëve të tjerë të qeverisë me fishkëllima dhe thirrje kundër tyre. Në këto kushte Papandreu i shoqëruar nga forca të shumta policore, nuk hyri nga dera kryesore e ndertesës së Bashkisë për të takuar kryetarin e saj.
Gjatë takimit me kryetarin e Bashkisë së Selanikut Janis Butaris, Papandreu deklaroi se “ne do vazhdojmë me këmbëngulje në rrugën e ndryshimit të madh. Ka dy rrugë; një për ndryshime të mëdha e produktive dhe tjetra, rruga më e lehtë duke mos i parë problemet në sy, por që është e papërgjegjshme dhe në fund të fundit sjell shkatërrim. Ne këmbëngulin në rrugën e ndryshimit në mënyrën e ndryshimit të madh, sepse ajo krijon stabilitet dhe hap perspektiva. Greqia do të ketë sukses", theksoi z. Papandreu.
(e.m/BalkanWeb)