Protestat në Egjipt, sulmohet ambasada izraelite

Protestuesit egjiptianë, sulmuan ambasadën izraelitë në Kajro, duke kaluar murin mbrojtës të saj dhe hyrë në ambjentet e brendshme e në zyrat e punës së përfaqësuesve diplomatikë izraelitë. Sipas mediave vendase, egjiptianët protestojnë kundër Izraelit pas vrasjes së pese ushtarëve egjiptianë në kufi nga një sulm ajror hebre. Forcat egjiptiane të sigurisë u përpoqën të ndalojnë turmën, vetëm pasi ajo kaloi murin rrethues.
Autoritetet raportojnë se mbi 200 persona kanë mbetur të plagosur nga përleshjet mes forcave të sigurisë dhe protestuesve.
Izraeli i kërkoi ndihmë Shteteve të Bashkuara për të mbrojtur ambasadën e tij.
Menjëherë ka reaguar presidenti Obama, i cili u ka kërkuar autoriteteve egjiptiane të garantojnë sigurinë e trupës diplomatike.