Përmbytjet në New Jork, Obama shpall gjëndjen e emergjencës

Presidenti amerikan shpalli gjëndjen e emergjencës në Pensilvani dhe New Jork. Niveli i lumit Susquehana, pas kalimit të stuhisë tropikale "Lee", kapi rekordet në këto dy shtete.
Obama deklaroi gjendjen e emergjencës tek zonat e prekura në këto dy shtete, duke dërguar menjëherë ndihmën federale. Mijëra persona që jetojnë pranë lumit, priten të evakuohen ndërkohë që nga përmbytjet, pritet të preket edhe Merilendi.