Kapet me drogë dhe armë, pranga një 35-vjeçari
Policia e Durrësit prangosi dje një person të akuzuar për shitje droge në qytetin bregdetar. Sipas burimeve zyrtare të bluve lokalë, shtetasi Arjan Rapi, 35 vjeç, u arrestua në flagrancë teksa po tregtonte lëndë narkotike në lagjen nr. 17 në Durrës.
Burimet e policisë kanë thënë se gjatë kontrollit, shtetasit të arrestuar iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi prej 3 gr lëndë e dyshuar si narkotike e llojit kokainë, e ndarë në 6 doza, gati për shitje. Më pas, nga kontrolli në makinën e të dyshuarit, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 1 pistoletë model 54, së bashku me një krehër me 12 copë fishekë, shumat prej 200 eurosh dhe 32000 lekë, 1 maskë dhe 1 peshore elektronike. Akuza e ngritur ndaj 35-vjeçarit janë “prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike” dhe “mbajtja pa leje e armëve të zjarrit”.
#