E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, grevë 24-orëshe e taksistëve në të gjithë vendin

ATHINË- Greva 24 orëshe e taksistëve bëri që në tq gjitha qytetet greke të pezullohej shërbi taksi.

Shkak i grevës në mësohet të jetë vendimi i ministrit të Transportit Janis Ragusis për liberalizimin e sektorit.

Ragusis, i cili mori postin e ministrit në qershor gjatë ristrukturimit të kabinetit të Jorgos Papandreut, deklaroi se do ta shqyrtojë me hollësi ndryshimin e ligjit për këtë sektor.

Vendimi për reforma në transportin taksi është në kuadër të hapjes së serisë së të ashtuquajturave 'profesione të mbyllura' në Greqi si transportues, avokatë apo inxhinierë, që filloi vitin e kaluar nën presionin e kreditorëve ndërkombëtarë të vendit, Bashkimit Evropian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Masa ka për qëllim ta përforcojë konkurrencën dhe ta nxisë zhvillimin në ekonominë e tregut.
(atsh/Mia/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›