E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, hetime për të arratisurit shqiptarë, policia në kërkim të bashkëpunëtorëve

Prova të reja kanë dalë rreth aktivitetit të Marian Kolës dhe  grupit të tij gjatë arratisjes disa ditore nga burgu i Trikalas. Sipas policisë greke besohet se shqiptarët e arratisur janë ndihmuar nga disa njerëz të tjerë dhe kjo bazohet në furnizimin e shpejtë më armë  Kallashnikov.

Provat balistike treguan se arma e përdorur në përballjen me policinë në fshatin Vrosina është përdorur  dhe në sulme të armatosura kundër postblloqeve të policore në Boeotia në 16 qershor.  Në sulmet e mëparshme  ku u vra një 25-vjeçave greke dhe polici grek, provat tregojnë se shqiptarët e arratisur kanë përdorur armë të tjera.

Të dhënat e reja përforcojnë besimin e zyrtarëve të lartë të policisë se Marian Kola është mbështetur  nga një rrjet tjetër të cilët i kanë dhënë atij dhe grupit tjetër armë, madje edhe strehim.

Një element thelbësor që mund të çojë në zbulimin e këtij grupi duket se do të jenë tabulatet e telefonave celulare.

Ndërkohë ministri i Rendit Publik Nikos Dendias tha se forcat e policisë do të bëjnë të pamundurën që të gjejnë edhe të arratisurin tjetër nga burgu i Trikalas Ilir Kupa.  Ai mendohet se nuk ka mundur  të largohet shumë nga vendngjarja megjithatë autoritetet policore greke kanë një optimizëm të përmbajtur për ecurinë e operacionit, në të cilin kërkimet vazhdojnë edhe nga ajri.

11 të burgosur, të gjithë shtetas shqiptarë, u arratisën nga burgu i Trikalas, më 23 mars të këtij viti. Të gjithë ishin të dënuar për grabitje dhe vjedhje.

Në fillim të muajit, forcat speciale greke të angazhuara në operacionin për kapjen e të arratisurve vranë dy prej tyre me të paktën 20 plumba në trupin e secilit.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›