Teatri Kombëtar mbush 65-vjec

Me 17 maj te vitit 1945, 19 djem dhe vajza do te nisnin te shkruanin historine e teatrit shqiptar. Komedia “Topazi” me regjisor Sokrat Mion ishte dhe shfaqja e pare per publikun shqiptar. Andon Pano, Ollga Shuraja, Besim Levonja e Lazer Filipi ishin aktoret e perzgjedhur. Ndersa sot ne 65-vjetorin e teatrit ai eshte i vetmi artist qe jeton nga kasta e dikurshme e vazhdon te percjelle emocione per spektatorin qe e duatrokiti aq shume.
Kryevepra te dramaturgjise boterore, por edhe krijime shqiptare jane ngjitur ne kete skene per 65 vite me radhe, duke i dhuruar spektatorit 3100 role. E pikerisht ne kete ditelindje artistja Margarita Xhepa e emocionuar rrefen jo vetem punen, por edhe rolet qe i ka dashur me shume gjate karrieres se saj.
"Kam qenë shumë e lumtur që kam qenë pjesë e këtij teatri se kur erdha ishte ngritur teatri dhe kishte një grup aktorësh të mrekullueshëm që punonin me pasion, me përgjegjësi, me impenjimin më të madh. Ky pasion në emër të artit më rrëmbeu me vete. Këto aktorë të mëdhenj që i dhanë shumë teatrit... një zë i fuqishëm padyshim ka qenë ai femëror, me personazhet e tyre të vecanta, mjeshtërore, që kanë mbetur në memorien e spektatorëve. Në një moshë të re sigurisht ka qenë roli i Ofelisë, në këtë moshë do të mbetet Hekuba, mbretëresha e Trojës, Euripidit tek Trojanet që pata fatin ta prek këtë ëndërr” shprehet Xhepa.
Nje film dokumentar mbi historikun e teatrit qe nga krijimi i tij e deri me sot ka qene edhe surpriza e kesaj ditelindje.
Vilma Masha