E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqi, humb jetën duke punuar, shqiptari 56 vjecar

JANINE - Një emigrant shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti në punë, njoftoi ministria greke e Punës. 

Viktima, Baki Riza, me moshë 56 vjeç po punonte për montimin e një oxhaku në një banesë private, në fshatin Mazi të Konicës. 

Ai ra nga një lartësi prej 7 metrash, ndoshta i goditur nga korrenti.

Sipas ministrisë së Punës, që i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit, në vendgjarje ka shkuar një ekip i inspektoriatit të punës të Janinës, për të hetuar mbi rrethanat e aksidentit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›