Reali ofertë Drogbas,tifozët duan Llorenten

Vitet kalojnë, por Didier Drogba vazhdon të jetë një lojtar i preferuar i Hoze Murinjos. Siç bën të ditur tabloidi britanik "People", Special One që nuk beson shumë te francezi Karim Benzema u ka kërkuar sulmuesin nga Bregu i Fildishtë drejtuesve të Realit për të përforcuar sulmin e skuadrës së tij.Drejtuesit e Galaktikëve të Europës për të kënaqur trajnerin portugez i kanë ofruar klubit të Roman Abramoviç shumën e 13 milionë eurove.Në fakt Reali ka kërkuar të marrë Drogba në Bernabeu edhe në epokën kur skuadra financohej nga Ramon Kalderon dhe jo nga Florentino Perez. Por këtu fillon edhe një problem pasi siç bën të ditur e përditshmja sportive spanjolle "Sport "tifozët e Realit të Madridit pëlqejnë më shumë sulmuesin spanjoll të Atletikos së Bilbaos Fernando Llorente i cili është i lidhur me skuadrën baske nga një klauzolë prej plot 50 milionë eurosh.Gjithsesi ëndrra e tifozëve të madrileneve do të mbetet e tillë pasi Florentino Perez pasi i ka paguar klauzolën për t'i shkëputur Interit Murinjon nuk ka ndërmend që të përsërisë fushatën faraonike të bëër në merkaton e verës së kaluar.