Greqi, mbërrin sot Trojka, nesër fillojnë bisedimet
ATHINE-Ndërkohë njoftohet se ekipi i Trojkës mbërrin sot në Athinë, për të filluar nesër bisedimet me qeverinë greke. Zëdhënësi i komisionerit Olli Rehn tha se kthimi i Trojkës në Athinë u bë i mundur pas shpalljes së masave të fundit nga qeveria greke dhe angazhimit për t’i zbatuar me rigorozitet ato në mënyrë që të mbërrihen objektivat buxhetore.
Kontaktet që do ketë Trojka në vend do të shërbejnë për kompletimin e raportit nga i cili varet lëvrimi ose jo i këstit të gjashtë të ndihmës për Greqinë.
Ka shumë mundësi që vendimi për lirimin e këstit të gjashtë prej 8 miliardë Eurosh të merret në datën 3 Tetor kur të zhvillohet një takim i jashtëzakonshëm i Eurogrupit, në Bruksel ose Luksemburg.
Ndërkaq kancelarja gjermane Merkel tha për televizionin shtetëror grek se “presim rezultatet e Trojkës për të vendosur mbi paketën e re të ndihmës prej 109 miliardë Euro për Greqinë”.
(d.b/BalkanWeb)