E Shtunë, 31 Tetor 2026

Greqi, mbyten 12 emigrantë turq

ATHINë- Arrin në 12 bilanci i emigrantëve të mbytur, të cilët vinin nga Turqia dhe po përpiqeshin të hynin në Greqi, pas zbulimit të tre trupave të tjerë në rajonin e portit të Aleksandropolisit në verilindje të vendit, bënë një ditur burime nga policia portuale.Tre viktimat e gjetura orët e fundit, të tre meshkujt, janë po ashtu me origjinë aziatike dhe afrikane një lloj si gjashtë meshkujt dhe tre femrat trupat e të cilëve u gjetën përgjatë ditëve të kalaruar në të njëjtën zonë të portit.Trupat e parë u gjetën më 31 dhjetor, ndërkohë që trupat e fundit janë gjetur natën e kaluar. Megjithatë policia vazhdon ende kërkimet në zonë për trupa të viktimave të tjera eventuale.Sipas policisë portuale, emigrantët janë mbytur në përpjekje për të kaluar kufirin nga Turqia drejt Greqisë, si përmes rrugëve detare si përmes Evros, pikë që shënon kufirin tokësor mes dy vendeve dhe arrin në det në afërsi të Aleksandropolisit.Tragjedia e fundit i këtij lloji u regjistrua gjatë tetorit kur nëntë emigrantë afganë ishin mbytur në afërsi të ishullit Lesbos, në Detin Egje pas fundosjes së barkës me të cilën udhëtonin nga brigjet turke.(m.a/atsh/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›