E Shtunë, 31 Tetor 2026

Presidenti Tadic sot ne Kosove, viziton manastirin e Decanit

PRISHTINE- Presidenti serb Boris Tadic pritet të udhëtojë sot drejt Kosovës, ku nesër do të marrë pjesë në meshën e Kërshëndellave Ortodokse që do të zhvillohet në manastirin e Decanit. Presidenti i Serbisë pritet që të kalojë natën në manastirin serb Deçanit në Kosovën Perëndimore, për të marrë pjesë të nesërmen në mëngjes në ceremoninë fetare për Krishtlinjdet Orodotokse. Ende nuk janë bërë të ditura detajet e vizitës së tij, ndërkohë që Qeveria tashmë ka dhënë dritën jeshile për këtë vizitë.KFOR-i, Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it pritet të koordinohen së bashku për të bërë përcjelljen e presidentit serb, Boris Tadic.Qeveria e Kosovës ka kërkuar nga zoti Tadic që të përmbahet nga deklaratat politike. Kërkesën e tij për vizitë dyditore në Kosovë, presidenti i Serbisë e ka bërë tek përfaqësuesit e Bashkimit Evropian, të cilët më pas kanë kërkuar edhe pëlqimin e institucioneve të Kosovës. Kjo do të jetë vizita e dytë e tij që kur Kosova u shpall shtet i pavarur në shkurt të vitit 2008. Zoti Tadic e ka vizituar Kosovën edhe vitin e kaluar për Pashkët Ortodokse, por nuk ishte përmbajtur nga deklaratat politike në kundërshtim të pavarësisë. Herën e fundit që ishte në Kosovë, në prillin e vitit të kaluar, presidenti serb, Boris Tadiq, hyri në vend përmes pikës kufitare të Merdares, ndërsa u dërgua në Manastirin e Deçanit nga një helikopter i KFOR-it.KFOR konfirmojnë se do të bëjnë përcjelljen e Tadicit në tërë Kosovën, por pa specifikuar se si do të bëhet kjo.Në Ministrinë e Punëve të Brendshme thonë se për përcjelljen e Tadicit do të angazhohen KFOR-i, Policia e Kosovës dhe ajo e EULEX-it, të ndara në lokacione të ndryshme. Por, për shkak të ndjeshmërisë, asnjëri nga këto autoritete nuk jep të dhëna të detajuara në lidhje me këtë.Tadic ka kërkuar që të vizitojë edhe fshatin e banuar me serbë, Osojan. Zv kryeministri Hajderin Kuci deklaroi se Boris Tadic nuk do të lejohet të vizitojë fshatin Osojan. Në një prononcim për RT21 Kuci tha se qeveria lejoi vizitën e Tadic në tokat e kishës ortodokse.Kjo vizitë mund të mos jetë vetëm e karakterit fetar, për këtë ka mundësi të mos lejohet”.- deklaroi Kuci.(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›