Greqi, mbytetanija shpëtojnë118 klandestinë
ATHINE- Një anije me 118 klandestinë afganë dhe kurdë është fundosur sot në mëngjes në ujërat e detit Jon, në afërsi të ishullit Paksos, pranë Korfuzit. 118 klandestinët që ndodheshin në anijen e cila u mbyt, i mori në bordin e saj një anije mallrash pas sinjalit SOS që lëshoi anija në rrezik.
Mësohet se emigrantët e paligjshëm ishin nisur drejt brigjeve të Italisë. Mes pasagjerëve ndodheshin 20 fëmijë dhe të paktën një emigrant ka qenë i plagosur dhe u transportua me urgjencë në spital.
Në të njëjtin vend, në muajin Janar, u fundos një anije tjetër ku ndodheshin 230 emigrantë klandestinë. Përfaqësuesit të Bashkisë së Korfuzit shkuan në vendngjarje dhe ndihmuan emigrantët me ushqime, strehim dhe gjithcka të nevojshme.
(BalkanWeb)