E Shtunë, 31 Tetor 2026

Libi, nata e tretë ebombardimeve, ushtriaarreston 3 gazetarë

TIRANE- Qeveria e Libisë tha se më shumë civilë janë vrarë natën e tretë të bombardimeve nga forcat e koalicionit për të imponuar zonën e ndalim fluturmit. Franca, nga ana tjetër, deklaron, se nuk ka prova dhe fakte për humbjen e jetëve të civilëve.

Shpërthime dhe zjarr kundërajror janë dëgjuar afër rezidencës së Moamer Gadafit në Tripoli. Raketat thonë mediat ndërkombëtare kanë përshkuar qiellin e Tripolit ndërsa dëshmitarët okularë flasin për të paktën dy shpërthime të fuqishme që kanë tronditur kryeqytetin.

Ndërkohë, presidenti amerikan Barak Obama tha se SHBA do ta transferojnë rolin udhëheqës "brenda ditëve" për të siguruar që të ndahet barra nga zbatimi i rezolutës së Kombeve të Bashkuara kundër Gadafit.

Gjatë një vizite në Kili, Obama tha se aksioni amerikan do të jetë i kufizuar, ndërsa misioni komandues i shkurtër.

Megjithate, Obama tha se pozicioni zyrtar i Uashingtonit është se lideri libian Gadafi duhet të largohet.

Ndërkohë, zyrtarët libianë pohuan sukses në qytetin Misrata duke thënë se ai tani është në duart e mbështetësve të Gadafit.

OKB REFUZON KERKESEN E LIBISE PER MBLEDHJE TE JASHTEZAKONSHME
Diplomatët thanë se Këshilli i Sigurimit ka refuzuar kërkesën e Libisë për mbledhje të jashtzakonshme për të diskutuar mbi sulmet ajrore ndaj këtij vendi pas vendosjes së zonës së ndalim fluturimeve.
Në vend të saj, këshilli ka vendosur që të enjten të mbajë një takim për të diskutuar se si po zbatohet rezoluta për mbrojtjen e civilëve në Libi.
Forcat e koalicionit perëndimor deklarojnë se sulmet synojnë mbrojtjen e zonës së ndalim fluturimit në zbatim të rezolutës së OKB-së si dhe mbrojtjen e jetës së civileve libiane që kercenohen nga forcat e Gadafit

TRE GAZETARË PERËNDIMORË ARRESTOHEN NGA USHTRIA
Tre gazetarë perëndimorë, dy të agjencisë France-Presse dhe një fotoreporter i agjencisë Getty Images i cili mbulon ngjarjet në Libi, janë arrestuar më 19 mars në rajonin Tobruk, në lindje, nga ushtria libiane, njoftoi shoferi i tyre.
Gazetarët e AFP-së Dave Clark (britanik) dhe Roberto Schmidt (me kombësi dyfishe kolumbiane dhe gjermane), dhe korrespondenti i Getty Joe Raedle (amerikan), i kanë shkëputur kontaktet që të premten në mbrëmje.
Shoferi i tyre libian, Mohamed Hamed, i cili u kthye sot në Tobruk dhe dëshmia e të cilit u mor nga AFP-ja, shpjegoi se i kishte marrë tre personat në automjetin e tij më 19 mars në mëngjes në Tobruk dhe i kishte shoqëruar rrugës që të çon në Ajdabiya, një bastion i rebelëve i rrethuar nga ushtria libiane më në perëndim. Disa kilometra nga Ajdabiya, ata ishin shkëmbyer me një kolonë automjetesh tip jeeps dhe me makina për transportin e trupave ushtarake. Ata u kthyen pas por u vunë nën objektivin e ushtarakëve të cilët i arritën dhe i detyruan të ndalonin.
(s.g/ep/atsh/balkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›