E Diel, 1 Nëntor 2026

Serbi, Nikoliç do të marrë pjesë në zgjedhje

Lideri nacionalist opozitar në Serbi, Tomisllav Nikoliç, tha sot se ai do të marrë pjesë në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale më 20 maj, me gjithë kërcënimin se do t`i bojkotonte votimet.

Ai tha dje se do t`i bojkotonte votimet për të protestuar atë që ai e cilësoi si vjedhje masive më 6 maj në zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Serbi.

Autoritetet i kanë hedhur poshtë akuzat e Nikoliçit, që është lideri i Partisë Progresive Serbe, se Partia Demokratike reformatore e Boris Tadiçit ka falsifikuar 500 mijë vota, me qëllim rrëzimin e Nikoliçit nga gara presidenciale.

Nikoliç, ish pjesëtar i Partisë Radikale ultranacionaliste, është përpjekur që ta transformoj vetveten në konservator pro evropian.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›