Juventus mohon interesimin për Parkun

Nga Express më 25 qershor 2011 në ora 17:22
Drejtori i përgjithshëm i Juventusit, Giuseppe Marotta, ka mohuar se klubi është i interesuar për transferimin e mesfushorit të Manchester Unitedit, Park Ji-sung.
30 vjeçari ka kontratë me Djajtë e Kuq deri në fund të sezonit të ardhshëm dhe spekulohej se kërkohet nga Bianconerët.
Mirëpo, Marotta mohoi interesimin për reprezentuesin e Koresë së Jugut.
“Jo, nuk jemi të interesuar për Parkun. Do të transferojmë një futbollist kualitativ në sulm, një top-sulmues, ndërsa tashmë kemi bërë një përforcim të madh në mesfushë me Andrea Pirlon”, tha Marotta për Sy Sport Italia.