Diego largohet nga Wolfsburgu

Nga Express më 25 qershor 2011 në ora 17:20
Trajneri i Wolfsburgut, Felix Magath, ka bërë të ditur se mesfushori Diego do të largohet nga klubi gjatë kësaj vere.
Marrëdhëniet mes klubit dhe futbollistit janë prishur në muajt e kaluar, pasi Diego u largua nga hoteli i ekipit pasi i ishte thënë se nuk do të jetë titullar në ndeshjen e xhiros së fundit në Bundesligë kundër Hoffenheimit.
“Pas bisedës ishte e qartë se bashkëpunimi i mëtutjeshëm do të jetë i vështirë dhe ndarja është opsioni më i mirë”, tha Magath.
Diego iu bashkua Wolfsburgut në verën e vitit të kaluar nga Juventus për 15 milionë euro.