Shijak: Grinden për jonxhë, kushuriri vret kushuririn

Një vrasje e rëndë për motive banale, ka përfshirë dy anëtarë të së njëjtës familje në Durrës. Në një lidhje telefonike per “Ora News”, korespodenti ynë cilëson se viktima është shtetasi Tahir Guza 50-vjeç, i cili është vrarë nga kushuriri i tij, Pëllumb Guza. Ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Fushë-Koxhasë, në Shijak, ndërsa viktima është ekzekutuar nga kushuriri, pas një sherri për sasinë e korrur të jonxhës.
Dy kushurinjtë kanë qëne në fushë duke korrur jonxh dhe pasi janë grindur me njëri-tjetrin, Pëllumb Guza është drejtuar për në shtëpi, duke marrë me vete një çifte, e dukë shtënë mbi 50-vjeçarin. Duket se ky konflik, i cili ka përfunduar me një bilanc negativë, ka vënë në lëvizje policinë, duke arrestuar autorin.