E Diel, 1 Nëntor 2026

Meta në Bruksel, PE: Zgjidhni problemet politike

BRUKSEL- Ministri i Jashtëm Ilir Meta ka nisur një vizitë në Bruksel ku do të zhvillojë një seri takimiesh, për tu informuar lidhur me hapat e Shqipërisë, në përmbushjen e detyrimeve për marrjen e statusit të vendit kandidat dhe liberalizimin e vizave. Pas takimit të parë raportuesi i Parlamentit Europian Nikolas Kountis, deklaroi se komuniteti ndërkombëtar shpreson që palët të zgjidhin problemet politike të krijuara, në mënyrë që të arrihen edhe objektivat për të cilat Shqipëria ka aplikuar.
Meta u prit në Bruksel edhe nga sekretari i përgjithshëm i NATO-s Rasmusen, në selinë qendre të aleancës. Meta siguroi sekretarin e përgjithshëm Rasmusen për angazhimin e Shqipërisë në kuadër të operacionit ISAP, duke vazhduar kontributin e vendit tonë në Afganistan. Meta rikonfirmoi gjithashtu, edhe gadishmërinë e Shqipërisë për të kontribuar për paqen dhe sigurinë si vend anëtar i NATO-s dhe nënvozoi rolin konstruktiv të politikës së saj në rajon.
(m.a/News24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›