Vdes portieri Robert Enke, u shtyp nga treni
Një tragjedi ka goditur në orët e pasdites së të martës klubin e Hanoverit në Gjermani dhe futbollin e këtij vendi, teksa portieri Robert Enke është gjetur i vdekur i shtypur nga treni. Lajmi u konfirmua nga vetë presidenti i klubit të Hanoverit Martin Kind, sipas të cilit vdekja e portierit është një shock për gjithë futbollin gjerman. Dyshimet e policisë kanë qenë për një vetvrasje nga depresioni të portierit 32 vjeçar të kombëtares gjermane, që militon prej shumë vitesh në një skuadër me kapitenin e kombëtares shqiptare Altin Lala. Federata Gjermane, në një komunikatë për mediat ka bërë të ditur se “kombëtarja është e shokuar pas këtij lajmi. Trajneri Joakim Lëv dhe menaxheri Oliver Bierhof janë gjithashtu të shokuar pas këtij lajmi”. Enke numëron 8 ndeshje me ekipin përfaqësues, ndërsa përveç Hanoverit ka veshur edhe fanelën e Benfikës e të Barcelonës.
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)
(m.a/A. Latifi/BalkanWeb)