Greqi, niset drejt Egjiptit anija franceze me aktivistë pro-palestinezë
ATHINE- Anija franceze e flotës së aktivistëve pro-palestinezë për Gazan, ''Dignite-Al Karama'', u nis drejt Egjiptit, pasi një qëndrim të konsiderueshëm në Greqi, njoftoi sot Roja Bregdetare greke.''Dignite-Al Karama'', mbërriti disa ditë më parë në gjirin e ishullit të vogël grek Kastelorizo, lundroi për në portin egjiptian të Aleksandrisë, njoftoi i njëjti burim.
Anija nuk ishte në gjendje të largohej të premten, pasi u përplas me një varkë shpëtimi greke duke shkaktuar dëme të lehta, shtuan autoritetet greke.
Më 7 korrik, ''Dignite-Al-Karama'' ishte dërguar drejt portit të Sitias, në Kretë, nga Roja Bregdetare greke që e pikasi, në kundërshtim me urdhërndalimin e autoriteteve greke, duke u nisur drejt Gazas, në përpjekje për t'i dhënë fund bllokadës izraelite. Anija ishte dërguar menjëherë në ishullin e Kastelorizo.
(atsh/BalkanWeb)