E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndryshimi i kombesise, Kushtetuesja rrezon ligjin Rozeta Rapushi

Gjykata Kushtetuese, rrezoi dje ne dy nene te ligjit per "Gjendjen Civile", si te papajtueshem me Kushtetuten termin "kombesi", i perfshire ne perberesit e gjendjes civile qe mund te hiqet, shuhet, apo te ndryshoje. Me 6 vota pro dhe dy kunder, anetaret e kushtetueses, rrezuan nenet e ligjit te miratuar ne prill te vitit 2009, qe percaktojne procedurat e ndryshimit te gjithe perberesve te gjendjes civile, perfshire edhe kombesise. Duke i cilesuar keto terma ne ligj si antiligjore, Kushtetuesja kerkoi me vendim, shpalljen si te papajtueshem te termit kombesi. Ne kete menyre, gjyqtaret pranuan kerkesat e bera nga gjykatat e rretheve Sarande, Shkoder dhe Permet, te cilat kerkuan kohe me pare prej anetareve te Gjykates Kushtetuese, shpalljen si te papajtueshem te dy neneve me Kushtetuten e vendit. Me konkretisht, gjyqtaret rrezuan termin "kombesi" ne nenin 6/1 te ligjit, i cili thote se "Perberesit e gjendjes civile jane: emri e mbiemri, numri i identitetit, datelindja, vendlindja, gjinia, shtetesia, raportet e atesise e amesise, gjendja civile, kombesia, vdekja, shpallja i/e zhdukur, vendbanimi, vendqendrimi dhe fakte te tjera, te parashikuara me ligj". Po keshtu, ata hodhen poshte si te papajtueshem me Kushtetuten kete term edhe ne nenin 8, ku thuhet se lindja, gjinia, emri e mbiemri, raportet e atesise, amesise, kombesia dhe shtetesia njihen e mund te hiqen, te shuhen, te ndryshojne ose t'u kalojne te tjereve vetem ne rastet e ne menyren e percaktuar shprehimisht ne kete ligj apo ne cdo ligj tjeter te vecante. Ceshtje kjo e cila pas ankeses se gjyqtareve, u cilesua ne kundershtim me kushtetuten e vendit, per sa i perket "kombesise", e cila nuk mund te ndryshoje. Sipas tyre, ligji bie ne kundershtim me nenet 19 e 20 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise per termin "kombesia". Sipas padise se bere, tre gjykatat argumentonin se kjo pjese e ligjit cenon rende parimet kushtetuese. Ndryshimet ne ligjin per "Gjendjen Civile" u bene ne prill te vitit 2009 dhe hyne ne fuqi ne maj te po ketij viti. Menjehere nga hyrja ne fuqi te tij, kritikat ishin te shumta si nga shoqeria civile, ashtu edhe gjyqtaret. Madje keta te fundit ishin ata te cilet e cuan ceshtjen deri ne Gjykaten Kushtetuese. Qe ne fillim te ligjit theksohet se objekti i tij, eshte kuptimi dhe perberesit e gjendjes civile te shtetasve shqiptare, shtetasve te huaj dhe te personave pa shtetesi, me banim te perkohshem/te perhershem ne Republiken e Shqiperise, percaktimi i rregullave per hedhjen, ruajtjen dhe ndryshimin e tyre, si dhe organizimi e funksionimi i sherbimit te gjendjes civile ne Republiken e Shqiperise.

Nenet qe rrezohet termi "kombesi"

Neni 6/1

Perberesit dhe vecorite e gjendjes civile te shtetasve

1. Perberesit e gjendjes civile jane: emri e mbiemri, numri i identitetit, datelindja, vendlindja, gjinia, shtetesia, raportet e atesise dhe amesise, gjendja civile, kombesia, vdekja, shpallja i/e zhdukur, vendbanimi, vendqendrimi dhe fakte te tjera, te parashikuara me ligj.

Neni 8

Vecorite e disa perberesve te gjendjes civile

Lindja, gjinia, emri e mbiemri, raportet e atesise, amesise, kombesia dhe shtetesia njihen e mund te hiqen, te shuhen, te ndryshojne ose t'u kalojne te tjereve vetem ne rastet e ne menyren e percaktuar shprehimisht ne kete ligj apo ne cdo ligj tjeter te vecante.

PDIU dhe Aleanca Kuqezi, pershendesin vendimin

Partia Drejtesi, Integrim dhe Unitet si dhe Aleanca Kuqezi, pershendeten menjehere vendimin e djeshem te Gjykates Kushtetuese. "PDIU pershendet vendimin e Gjykates Kushtetuese per shpalljen antikushtetuese te nderrimit te kombesise, sipas procedurave te parashikuara ne ligjin per gjendjen civile. Fakti qe ndryshimi i kombesise sipas vendimit te gjykates eshte antikushtetues nese nuk behet mbi baza e prova, kjo verteton se censusi me pyetje mbi baza etnike dhe fetare nuk duhet te zhvillohet", reagoi kjo force politike.

PDIU i riben thirrje qeverise, te heqe tashme nga pyetesori pyetjet mbi etnine dhe fene, edhe pse kjo duhet te kishte ndodhur prej kohesh. Po keshtu, edhe Aleanca Kuqezi mirepriti vendimin duke e quajtur madje ate historik. "Gjykata Kushtetuese me nje vendim historik vendosi shfuqizimin e dispozitave qe lejojne ndryshimin dhe falsifikimin e kombesise. Vendimi i Gjykates Kushtetuese legjitimoi nismen dhe aksionin e Aleances Kuqezi dhe tregoi se beteja jone nuk eshte vetem kombetare por edhe Kushtetuese, pikerisht per arsyen se roli i Kushtetutes eshte qe te mbroj interesin kombetar", tha perfaqesuesi i Aleances, Endrit Shabani. Sipas tij, praktika gjyqesore evropiane nuk e njeh ndryshimin e kombesise, sepse kombesia fitohet vetem nepermjet lindjes dhe ne asnje forme tjeter. "Kombesia nuk zgjidhet, kombesia ndryshohet, kombesia nuk tjetersohet, kombesia nuk shitet", tha Shabani.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›