E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mesila Doda: Kursi i ri i Rames, nje mashtrim

Mashtrim publik, e cilesoi dje deputetja demokrate, Mesila Doda, kursin e ri politik te shpallur nga kreu socialit, Edi Rama. Si nenkryetare e Komisionit Parlamentar te Integrimit, Doda tha se kreu i opozites Rama, po provon edhe nje here se kursi i tij i ri nuk eshte gje tjeter vecse nje mashtrim publik. "Loja e Edi Rames, nje dite voto ne Kuvend, nje dite jo, nuk ka lidhje me kontributin e PS-se per integrimin, sic ai me deklarata pozitive eshte rikthyer ne kete sesion te ri parlamentar", u shpreh ajo. Sipas demokrates, dy dite me pare ne komisionin parlamentar te Kuvendit, per veprimtarite prodhuese, u pa qarte se deklarata e kreut te PS-se, ishte mashtrimi i radhes. "Rama bie pre i ideve te tij. Deri me tani kemi pasur vetem deklarata pozitive nga Partia Socialiste, por hapat qe kane bere, kane qene vetem bllokuese", vijoi Doda. Ne kete kuader, ajo e ftoi opoziten te jete serioze ne nisjen e punes per permbushjen e prioriteteve te Bashkimit Evropian, qe prej dy vitesh jane te bllokuara ne axhenden e Kuvendit. Sipas deputetes demokrate, eshte koha qe Rama te mesoje te lere dredhite politike, pre e te cilave perhere ka rene vete ai. "Mos votimi i projektligjeve, tregon vetem strategjine bllokuese te opozites qe vazhdon. Strategji e cila nisi dy vite me pare, ku u be nje bllokim i forte kunder liberalizimit te vizave. Opozita duhet t'i rikthehet votimin ne Kuvend", theksoi Doda. Reagimi i deputetes erdhi pas votimit kunder kater projektligjeve ne komisionet parlamentare nga opozita. Projektligje qe kerkojne shumice te cilesuar prej 84 votash per t'u miratuar ne Kuvend.

Kritika

Numri dy i Komisionit Parlamentar te Integrimit, Mesila Doda, kritikoi dje qendrimin kundershtues te opozites ne komisione. Sipas saj, opozita i eshte kthyer qendrimit kundert, duke mos kontribuar per integrimin e vendit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›